• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U kap në Slloveni për vrasjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë, zbulohet identiteti i shqiptarit

by A M
26/01/2025 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Roland Cretu 41 vjeç, është identiteti i shqiptarit të arrestuar në Slloveni pas vrasjes së një bashkëpunëtori të drejtësisë. Shqiptari me mbiemër rumun, rezulton i kërkuar edhe në Itali për një tjetër vrasje. Sipas mediave italiane, Cretu përdor një seri identitetesh, të regjistruara këto në sistemet policore dhe dyshohet se ka shërbyer më parë në Forcat e Armatosura në Shqipëri.

Mediat italiane raportuan dje se në Slloveni ishte arrestuar në muajin dhjetor, autori i një vrasjeje të ndodhur në Itali në 27 tetor. Pikërisht në këtë datë, në Saronno të Vareses, është ekzekutuar me dy plumba 46-vjecari i pastrehë ukrainas Vadym Usatyi. Pas hetimeve policia italiane zbuloi se ai ishte ekzekutuar nga një shtetas shqiptar, i cili para ngjarjes kishte shkuar në banesën e ish të dashurës ku ishte konfliktuar me familjarë të saj. Duke dalë nga banesa e tyre, ai u përball me 46-vjeçarin ukrainas me të cilin u konfliktua për arsye banale dhe e qëlloi për vdekje. Pas vrasjes, shqiptari u largua drejt Zvicrës duke humbur gjurmët.

Shqiptari i kërkuar për vrasjen në Itali është Roland Cretu, 41 vjec. Në muajin dhjetor policia italiane, duke përgjuar miqtë e tij, ka zbuluar një mesazh ku flitej për një arrestim në Slloveni. Një nga dy bashkëbiseduesit pyeti nëse arrestimi ka lidhje me ngjarjen në Itali por ka marrë përgjigje negative, çka ka bërë që policia italiane të dyshojë se ishte kapur Roland Cretu.

Pas komunikimit me palën sllovene, u zbulua se realisht në 5 dhjetor në Lubjana ishin arrestuar 3 të dyshuar për vrasje, mes të cilëve edhe shqiptari Roland Cretu. Të arrestuarit ishin 39-vjecari malazez Dino Muzaferoviç i njohur si “Cezar”, një anëtar i Klanit “Škaljari” nga Mali i Zi, i kërkuar në shumë vende për trafik droge, 41-vjecari shqiptar Roland Cretu dhe 22-vjecari slloven Jako Bergant.

Ata dyshohet se në 29 nëntor kanë ekzekutuar shtetasi Satko Zovko (Kekic), duke e qëlluar me armë në automjetin e tij pasi doli nga kazinoja Mons në Lubjanë. Policia gjeti të instaluar në makinën e tij një pajisje GPS që i çoi hetuesit tek emri i Bergant, duke zbuluar më pas dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Ata kishin instaluar GPS që të ndiqnin viktimën, por zbulimi i pajisjes nga policia zbuloi edhe vetë ata.

Zovko, një ish i dënuar dy herë për trafik droge, ishte një dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë lidhur me hetimin e aktiviteteve kriminale të grupeve mafioze ballkanase Kavac dhe Skalajri. Motivi për vrasjen e Zovkos thuhet të jetë hakmarrja. Muzaferovic, një nga autorët e dyshuar, është në listën e personave të kërkuar të Interpolit.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext
Bosnja dhe Hercegovina lëshoi një urdhër kundër tij me dyshimin se ai urdhëroi likuidimin e Eldin Ćerimović, i cili ishte gati të dëshmonte kundër tij dhe disa të dyshuarve të tjerë që tashmë ishin arrestuar në vitin 2021 për trafik droge si pjesë e operacionit “Escobar”.

Në këtë proces gjyqësor do të dëshmonte edhe Zovko. Muzaferovic, është i pandehuri kryesor edhe në proceset e ardhshme gjyqësore kundër trafikantëve ballkanikë të drogës në Gjermani dhe Zovko duhej të dëshmonte kundër tij. Ai u lirua nga paraburgimi në Gjermani, i cili duket se ka injoruar ekzistencën e një urdhër-arresti evropian që ka lëshuar Kroacia.

Zovko u propozua si dëshmitar edhe në gjyqin e ish-sekretares Tanja Tolimir. Zovko gjithashtu dyshohet se i ka thënë gjykatës se kreu i degës sllovene të klanit Kacac ka marrë informacione konfidenciale nga policia dhe prokuroria.

Hetuesit kriminalë e dyshojnë Berganin për pjesëmarrje në një grup kriminal që planifikoi vrasjen dhe Muzaferovic e shqiptaritn Cretu për ekzekutimin e vrasjes.

Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar gjithsej tridhjetë plumba në drejtim të Zovkos.

Gjatë arrestimit të tre të dyshuarve në Slloveni, policia u zbuloi në banesa mbi 10 kilogramë heroinë, 1 kilogram kokainë, disa armë me tyta të shkurtra dhe të gjata, pajisje për prodhimin e mjeteve shpërthyese, 4000 euro cash dhe disa pajisje elektronike.

Roland Cretu rezulton me precedentë penalë në Itali prej vitit 2001. Në 2021 rezulton i arrestuar në Malpensa me urdhër dëbimi. Ai u arrestua prapë në 2022 dhe u vendos me kusht në komunitetin Magenta, ku u arratis për t’u ndaluar sërish rreth dy javë më vonë në Busto Arsizio.

Next Post
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In