Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar për trafikim të lëndëve narkotike.
Ramazan Malo, 52 vjeç, u ndalua gjatë një kontrolli normal nga policia në Sardenjë. Atij iu bllokuan në makinën e tij 1.5 kilogramë heroinë të ndara në 3 pako.
Në një kontroll tjetër në shtëpinë e Malos autoritetet sekuestruan 1 kilogram kokainë.
Sipas mediave, lënda narkotike e sekuestruar është e cilësie së pastër dhe nëse do të hidhej në treg do të siguronte të paktën 500.000 euro.
a.ç