Biznesmeni 25-vjeçar, Orest Sota i cili u kap me 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit në makinë, kërkon lirinë ne Gjykatën e Apelit të Durrësit.
Shkalla e parë e Elbasanit ka dhënë masën e arrestit me burg për të për tre akuza fshjehje të të ardhurave, kundërshtim të urdhrit të policisë dhe drejtim automjeti pa leje.
Ende nuk ka vendim nga Apeli i Durrësit, por ky ankimim ka penguar dhe zhvillimin e rivlerësimit të masës së Sotës pranë Krimeve të Rënda.
Masa për Orest Sotën te Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të zhvillohet me 20 nëntor.
a.ç










