• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U kap me 11 mijë doza ekstrazi në Tiranë, mes të arrestuarve anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje

by Java News
15/08/2023 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat në Kosovë raportojnë se i arrestuari Besnik Mujeci, banues në Prishtinë është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ku në zgjedhjet e fundit për Asamblenë Komunale, ai ka marrë 608 vota.

Pas deklaratës së policisë së Tiranës ku u bë me dije se u sekuestruan mbi 11 mijë doza ekstazi dhe u arrestuan 5 persona mes të cilëve edhe një vajzë, ku i përfshirë ishte edhe Besnik Mujeci vjen edhe reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Egzon Ademi nga VV në një komunikim për mediat në Kosovë ka bërë me dije se nëse gjithçka vërtetohet atëherë Mujeci do të përjashtohet menjëherë nga VV.

SI U ZBULUA DROGA

Me qëllim për të zbuluar grupin kriminal, agjentë të infiltruar të policisë blinin droge të grupi i të rinjve. Policia tha se lënda narkotike kapte një vlerë prej 400 mijë eurosh.

Mësohet se pasi droga vinte në Shqipëri me linjë autobusi Prishtinë- Tiranë, të rinjtë që posedonin drogën prezantoheshin si pushues nga Kosova. Më pas ata  lëviznin me makina të marrë me qira drejt zonave bregdetare, ku edhe shpërndahej lënda narkotike.

Të arrestuarit janë dy nga Prishtina dhe tre nga Tirana, mes tyre edhe një vajzë. Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

DETAJET E OPERACIONIT

Në janar të këtij viti, është finalizuar operacioni policor i koduar “PUNISHER”, në kuadër të cilit u godit një grup shpërndarësish të drogave sintetike, u arrestuan 3 shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, si dhe u sekuestruan 1007 tableta ekstazi MDMA.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të veprimeve të thelluara në drejtim të hetimit të furnitorëve për grupin e arrestuar në janar, kanë rënë në gjurmët e një rrjeti që trafikonte sasi të mëdha droge sintetike, nga Kosova në Shqipëri.

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi që përbëhej nga 5 persona.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe

Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë.

Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci.

Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/f.stafa

Next Post
FOTO/ Kontrabandistët shqiptarë gjejnë rrugë të re për në Britani, 14 mijë paund për një person

FOTO/ Kontrabandistët shqiptarë gjejnë rrugë të re për në Britani, 14 mijë paund për një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

October 29, 2026
Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

October 29, 2026
Detaji/ Protestat e dhunshme në Itali, shumica dërrmuese e të arrestuarve janë të mitur!

Grevë e përgjithshme më 30 tetor në Itali, kush e ndalon punën dhe cilat janë arsyet e protestës?

October 29, 2026
Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

October 29, 2026
Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

October 29, 2026
Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen nga detyra edhe 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës!

October 29, 2026
Samiti i BE-së në nëntor, në fokus ndihma financiare prej 70 miliardë eurosh të Ukrainës

Lufta/ Bashkimi Evropian hap një fond prej 23,7 miliardë dollarësh për mbrojtjen dhe mbështetjen e Ukrainës!

October 29, 2026
“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

October 29, 2026
Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In