• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U infektua nga koronavirusi, zyrtari i FSHF: S’më morën seriozisht; Shefja e Epidemiologjisë i kthen përgjigje

by A R
09/04/2020 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Abc News ish-futbollisti Florian Riza, njëherësh zyrtar i FSHF  ka treguar si e mësoi se ishte i infektuar me koronavirus dhe se si e kaloi tashmë me sukses këtë betejë.

Riza gjatë intervistës së tij ka shpehur pakënaqësinë për urgjencën 127, ku ka theksuar se në kontaktin e parë që ka pas me të nuk e kanë marrë seriozisht si rast.

Ish-futbollisti është shprehur se  pas refuzimit nga 127 ka telefonuar mjekun e familjes Arian Harxhi, dhe pas marrjes së antibiotikut të parë duke qene se gjendja nuk ndryshoi, ka qenë ai që i ka kërkuar që të paraqitet në spital.

Ndër të tjera ai është shprehur se është e vështirë të mendosh faktin se të sëmurët me koronavirus në vendin tonë duhet të përballen me kushtet skandaloze që ka Infektivi.

Ndërkaq po në Abc News, Eugena Tomini Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, i është përgjigjur pakënaqësisë së ish-futbollistit Florian Riza.

Tomini në fjalën e saj është shprehur se nëse 127 në një moment për shkak të përshkrimit që mund të jetë bërë nuk e ka konsideruar rast të dyshimtë, për rastin në fjalë duket se sipas saj ka qenë linja sekondare ajo e mjekut të familjes që ka bërë dhe identifikimin.

Gjithashtu ajo është shprehur se çdo rast që ka shenja dyshuese dhe sidomos në këtë kohë karantine është e rëndësishme që të mos dalë nga shtëpia.

“Unë duhet të saktësoj se zotëria në fjalë mesa dëgjoj nga ju paska ndjekur rigorozisht triozhimin telefonik të ndjekur nga çdo qytetar tjetër. Njoftimin drejt 127 që janë disa kritere mbi përkufizimin e rastin dhe më pas ka kontaktuar mjekun e familjes që është një linjë sekondare që i është bashkangjitur 127 dhe përmes telefonit të 127. Pas përkufizimit të rastit janë dhe ato raste që kanë vështirësi në fyrmëmarrje dhe janë kontakte të rasteve të konfirmuar pozitivë. Zotria në fjali i ka kaluar të dy filtrat dhe një nga filtrat i ka kërkuar bërjen e tamponit.  Bërja e tamponit në Shërbimin Infektiv ka ndjekur rrugën e duhur të rastit të dyshuar me koronavirus.

Duhet  saktësuar se nëse do të jemi me shenja klinike,është e rëndësishme që të kujdesemi për veten dhe të qëndrojmë në shtëpi. Jo më teper në situatën e karantinës dhe të kontrollit të shenjave klinike është e rëndësishme që të qëndrojmë në shtëpi pavarsisht angazhimeve. Duhet të theksohet se dhe distancimi social dhe kufizimi i orareve ka bërë që kontaktet e ngushta në punë apo familjare të minimizohen. Shpesoj që rasti në fjalë të mos ketë pasur asnjë kontakt tjetër që mund të ketë sjellë infektim të personave të tjerë”, tha ajo.

Next Post
BE pro negociatave me Shqipërinë, projekt-raporti po diskutohet mes vendeve anëtare

Covid 19/ Europianët arrijnë marrëveshjen financiare, pritet gjysëm trilioni ndihmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In