Rëndohet gjendja shëndetësore e një nga të diagnostifikuarve me Covid 19 në Elbasan. Behet fjalë për gruan e çiftit që rezultoi pozitiv pak dite me parë së bashku me bashkëshortin me koronavirus.
Çifti mori virusin nga djali i tyre, i cili kishte qenë në Itali.
Gruaja është dërguar mbrëmë në darkë tek Spitali Infektiv në Tiranë, ku aty ndodhej dhe djali i saj, i cili është shtruar që në momentin që doli pozitiv me covid 19 pas testit.
Aktualisht gjendja e bashkëshortit të saj është e stabilizuar dhe pa probleme, i cili ndodhet i vetëkarantinuar në banesën e tij në Elbasan.
g.kosovari











