• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

by A R
02/01/2026 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Victoria Jones, vajza e aktorit Tommy Lee Jones , është gjetur e vdekur në një hotel në San Francisko.

34-vjeçarja u gjet e pavetëdijshme në korridorin e hotelit në orët e para të mëngjesit të Vitit të Ri dhe pas mbërritjes së ekipeve mjekësore u konstatua vdekja e saj.

Nuk dihet ende shkaku i tragjedisë, ndërsa kujtojmë se Jones është fëmija i dytë i Tommy Lee Jones dhe gruas së tij të dytë, Kimberlea Cloughley. Vëllai i saj, Austin, është 43 vjeç.

Si fëmijë, Jones luajti përkrah të atit në filma të tillë si “Men in Black II” dhe “The Three Burials of Melquiades Estrada”, dhe gjithashtu u shfaq në serialin televiziv “One Tree Hill”.

Gjatë promovimit të filmit “Tre Varrimet”, Tommy Lee Jones tha për vajzën e tij: “Ajo është një aktore e mirë, ka kartën e saj SAG [Screen Actors Guild], flet spanjisht pa asnjë problem. Kur ishte foshnjë, i thashë Leticias, infermieres së saj, të fliste me të në spanjisht.”

Ai tha gjithashtu se, kur ishte adoleshente, ajo kishte hezituar që të fillonte herët në shesh xhirimi. “Ajo duhej të zgjohej në orën 5 të mëngjesit për rolin e saj. Një mëngjes, ajo nuk donte të ngrihej nga shtrati. I thashë: ‘Zemër, kjo është punë’. Por ajo nuk lëvizte. Kështu që e pushova nga puna. Pastaj, pa më thënë mua, stafi i produksionit shkoi, e zgjoi dhe e çoi me nxitim në sheshxhirim pikërisht në kohë”, i tha ai gazetës New Yorker .

Dyshja u shfaqën shpesh së bashku në tapetin e kuq, përfshirë edhe në tetor 2018, kur ai ishte në jurinë e festivalit të filmit në Tokio.

Tommy Lee Jones, 79 vjeç, fitoi një Oscar dhe një Golden Globe për rolin e tij në The Fugitive dhe ka luajtur gjithashtu në filma të tillë si JFK, Lincoln, In the Valley of Elah dhe No Country for Old Men.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Janar 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com