• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U ekzekutua sot para lokalit të tij me snajper, çfarë shkruan “Zëri i Amerikës” për Kastriot Reçin

by Java News
07/01/2020 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është vrarë sot biznesmeni dhe pronari i një media lokale në Veri të Shqipërisë, 47 vjeçari Kastriot Reçi. Ngjarja ndodhi në mëngjesin e të martes, në afërsi të qendrës së qytetit të Rreshenit, teksa viktima po dilte nga një lokal në pronësi të tij.

Sipas një njoftimi paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 11:05, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të një lokali në Rrëshen të Mirditës. Kastriot Reçi ishte pronar i televizionit lokal “Media Plus” me qendër në qytetin e Lezhës.

Televizioni “Media Plus” mbulon me sinjal dhe programacion Qarkun e Lezhës, ku bën pjesë edhe Mirdita.

Në prill të vitit 2017 Kastriot Reçit ju vra në Romë të Italisë vëllai 43 vjeçar, Gaspër Reçi. Hetimet e kryera nga policia italiane nuk arritën të identifikojnë autorët e vrasjes.

Nga hetimet paraprake, nuk ka ndonjë të dhënë nëse vrasjet e dy vëllezërve kanë lidhje me njëra tjetrën.

Vrasja e biznesmenit dhe pronarit të televizionit lokal “Media Plus” është e dyta brenda 48 orëve. Një ditë më parë, në qytetin Bajram Curr të Tropojës u vra biznesmeni 47 vjeçar, Guxim Gjyriqi, pronar i një pike karburanti dhe një restoranti në qytetin Bajram Curr. Ai u qëllua për vdekje nga një makinë, e cila u gjet e djegur rreth 60 kilometër nga vendi i ngjarjes, në fshatin Golaj të Hasit. Deri tani, edhe për këtë vrasje, nuk ka persona të dyshuar apo të ndaluar. /VOA/

Next Post
Këto shenja zodiakale janë shumë të zonjat për t’i fshehur ndjenjat

Këto shenja zodiakale janë shumë të zonjat për t’i fshehur ndjenjat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In