• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U ekzekutua nga ekspertë/ Lidhjet e bosit të mafias turke me “Sami Shqiptarin”: Akuzat e Sedat Peker dhe kontaktet me nëntokën e Turqisë

by Java News
09/02/2022 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bosi i nëntokës në Qipron e Veriut Halil Falyali u ekzkutua me bresheri te gjata automatiku mbremjen e djeshme teksa po shkonte me më një eskortë nga hoteli i tij në shtëpi.

Gjatë sulmit mbeti i vrarë edhe shoferi i tij, ndërsa mediat turke raportuan se atentatorët u larguan nga ishulli me një skaf të shpejtë në drejtim të Turqisë sapo u siguruan që e kishin vrarë.

Sulmi në fjalë duket të ketë kushtuar shumë, atentatorët kanë qenë profesionistë dhe pas tij gjendet një dorë e fuqishme sipas mediave lokale, nisur edhe nga figura që përfaqësonte Falyali, raporton abcnews.al.

Pasuria e tij llogaritet të jetë sa 60% e të gjithë buxhetit të Qipros së Veriut dhe njihej si një ndër bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit, drogës dhe pastrimit të parave në rajon.

Ai  zotëronte të gjithë tregun e paligjshëm të lojërave të fatit në Turqi, ndërsa është akuzuar publikisht nga bosi tjetër i mafias Sedat Peker si personi kyç në trafikun e tonelatave të kokainës nga Amerika Jugore në Turqi.

Halil Falyali

Madje sipas Pekerit, Falyali e bëntë këtë në bashkëpunim me djalin e ish-kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirim.

Falyali i mohoi këto akuza duke thënë se nuk ka lidhje me diçka të tillë, por akuzat nga Peker e kthyen atë në vëmendjen e mediave dhe opinionit publik turk.

Faylayli ka një histori të gjatë me krimin, trafiqët dhe vrasjet, ndërsa gjatë kësaj “karriere” është ndeshur shpesh me një element tjetër të nëntokës turke.

Ai është Sami Hostan, por njihet ndryshe si “Sami Shqiptari” për shkak të prejardhjes së tij nga trojet shqiptare.

Sedat Peker

“Sami Shqiptari” njihet për lidhjet që ka me qarqe të fuqishmë në Turqi, siç është ushtria apo bosët e mafias dhe konsiderohet si i paprekeshëm në shtetin turk. Disa vite më parë ai u akuzua nga prokuroria turke si pjestar i grupit “Ergenekon” që do të rrëzonte me forcë qeverinë turke, por doli nga burgu disa vite më vonë.

Raporti Hali Falyali-Sami Hostan

Kontaktet e tyre nisin më shumë se 20 vite më parë, kur Hali Falyali kishte një konflikt me një tjetër bos të mafias, të quajtur Behcet Tore. Të dy ata kanë patur biznese bashkë gjatë fundit të viteve ’90, por pastaj i prishën marrëdhëniet duke bërë që Tore të akuzonte Falyalin për një borxh prej 10 milion dollarësh.

Në mes, Sami Hostan, i cili njihet ndryshe edhe si “Sami Shqiptari”

Sipas tij, për shkak të këtij borxhi, Halil Falyali kishte organizuar një sulm kundër tij, por gjithçka u ndal pas ndërhyrjes së “Sami Shqiptarit”, i cili qetësoi gjakrat mes tyre.

Më pas, Behcet Tore përfundoi në burg ku është edhe sot, megjithatë nuk e mohoi asnjëherë që Falyali i kishte një borxh 10 milion euro.

Behcet Tore

Në deklarimet e bëra më pas në mediat turke, Falyali është shprehur se e njihte mirë “Sami Shqiptarin”, por që sipas tij ai nuk kishte ndërhyrë për të ndaluar ndonjë atentat ndaj Tores, madje sipas tij një sulm i tillë nuk ishte planifikur fare. /m.j

Next Post
Korçë/ Përfundon në spital 22-vjeçarja që tentoi t’i japë fund jetës

E rëndë në Elbasan! Një burrë futet në kasolle dhe vret veten me thikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In