• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“U dhimbsen pengjet, por jo fëmijët e Gazës”, shkrimtarja hebreje bëhet virale: Pse nuk dënohet qeveria e Izraelit

by A R
11/10/2023 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shkrimtare dhe gazetare mjaft e njohur në SHBA, por me shtetësi izraelite e quajtur Sim Kern ka ndarë shpesh video në rrjetet sociale ku flet për konfliktin në Gaza dhe inkurajon njerëzit që të lexojnë autorë palestinezë.

Duket disi e çuditshme që një autore hebre e kërkon një gjë të tillë, por Sim del e flet hapur për atë që sipas saj po ndodh në Palestinë, duke theksuar se në mediat perëndimore ekziston një retorikë e frikshme që diferencon njerëzit.

Videoja e saj më e fundit mbi situatën aktuale në Rripin e Gazës është bërë virale dhe mjafton të shohësh komentet për të kuptuar se shumë ndjekës të saj, më së shumti amerikanë e mbështesin. Të gjitha deklaratat e saj i mëshojnë asaj se në Gaza ka dy realitete, por zgjidhet të flitet vetëm për njërin.

“Nëse në këtë moment po bën një deklaratë se sa shumë të dhimbsen pengjet e Izrealit, por nuk thua që të dhimbsen njerëzit, civilët, fëmijët e Gaza-s. Nëse po dënon Hamasin, por nuk po e bën të njëjtën gjë për qeverinë e Izraelit dhe mbështetjen absolute të Shteteve të Bashkuara ndaj saj, teksa qeveria e Izraelit po bombardon qytetarët në Gaza, u ka bllokuar ushqimin, u ka prerë energjinë elektrike, një qyteti ku fëmijët përbëjnë 50% të popullsisë e ku për shkak të drejtave të shkelura njerëzit vuajnë mjerisht nga aparteidi. Në burgun më të madh të botës, po përjetojnë dhunën konstante nga ushtria e Izraelit. Nëse nuk të ka interesuar se çfarë ka ndodhur në Palestinë jo më larg se para dy ditësh, ndodh sepse ti i sheh izrealitët si njerëz, por jo palestinezët. Nëse jeton në Shtetet e Bashkuara, është e kuptueshme nëse nuk e ke pasur vëmendjen tek këta të fundit sepse mediat perëndimore janë tejet favorizuese ndaj të bardhëve dhe kështu funksionon racizmi në fakt: Izraelitët janë të bardhë, palestinezët jo!

E sheh këtë diferencë që bëhet te njerëzit te retorika e përditshme e medias, ku përshkruhen ndryshe izraelitët që mbeten të  vrarë dhe krejtësisht ndryshe palestinezët që vdesin, duke lënë në hije agresionet e ushtrisë izraelite të cilat i cilësojnë si përplasje mes palëve dhe duke lënë po ashtu në hije aktet ç’njerëzore që u bëhen palestinezëve, të cilat janë kaq të rëndësishme për projektin supremacist në Palestinë. Sugjerimi im ka qenë gjithmonë, edhe para se të ishte kjo betejë, që njerëzit të lexojnë një libër  të çfarëdollojshëm, por të një autori palestinez. Ky sugjerim sot shihet nga njerëzit si diçka shumë e rrezikshme, sepse nëse e bën, atëherë do i shohësh palestinezët si njerëz dhe kështu mënyra se si ti e sheh sot këtë konflikt, do të ndryshojë përgjithmonë. Para disa vitesh në You Tube unë bëra disa video ku tregoja më shumë mbi atë që ndodh atje dhe normalisht u vura në ‘listën e zezë” të Izraelit. Unë si një hebre dhe autore librash, po konstatoj këtë gjë sepse dua që njerëzit të inkurajohen për të lexuar literaturën palestineze. Pra, përpara se të thuash se çfarë po ndodh në Izrael dhe Palestinë aktualisht, pyete veten: A ke kërkuar të dëgjosh më shumë nga vetë palestinezët, a ke lexuar ndonjëherë një libër të një autori palestinez?!”, thotë ajo në videon e saj.

37-vjeçarja është autore e shumë librave ‘best-selling’ në SHBA, si përshembull “Depart, Depart!”, “The Free’s people village”, “Real Sugar is Hard to find” etj.

/a.r

Next Post
NATO diskuton për Kosovën, Izraelin dhe Ukrainën. Stoltenberg konfirmon shtimin e trupave në Kosovë

NATO diskuton për Kosovën, Izraelin dhe Ukrainën. Stoltenberg konfirmon shtimin e trupave në Kosovë

Comments 2

  1. Lili says:
    2 years ago

    Faleminderit shumë e dashur Sime…Një të brilant qytetar kundër aparteidit të qeverisë izraelite…Të marrim shembull dhe të reflektojmë për këto të vërteta drithëruese… raciste…që ndajnë kombet, kombësitë dhe popujt e tyre.❤️

    Reply
  2. Lili says:
    2 years ago

    Faleminderit shumë e dashur Sim…Një zë brilant qytetar kundër aparteidit të qeverisë izraelite…Të marrim shembull dhe të reflektojmë për këto të vërteta drithëruese… raciste…që ndajnë kombet, kombësitë dhe popujt e tyre.❤️

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In