• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

NATO diskuton për Kosovën, Izraelin dhe Ukrainën. Stoltenberg konfirmon shtimin e trupave në Kosovë

by A R
11/10/2023 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s po diskutojnë në Bruksel rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shpërthimin e luftës Izrael-Hamas, vijimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën si dhe ofensivën e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh.

Në mbledhje presidenti ukrainas Zelensky përsëriti kërkesat për avionë bombardues dhe përdorimin e aseteve të konfiskuara ruse për rindërtimin e vendit të tij. Situata e tensionuar në veri të Kosovës, shpërthimi i luftës Izrael-Hamas, vijimi i ndihmën së mëtejshme ushtarake për Ukrainën dhe ofensiva e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh janë temat kryesore të takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

“Aleanca veriatlantike po ndjek me vëmendje shtimin e tensioneve në Kosovë ndaj është i rëndësishëm vendimi ynë që të rrisim numrin e forcave ushtarake atje. Mbrojtja ajrore është thelbësore për të mbrojtur qytetet, ekonominë, infrastrukturën kritike të Ukrainës. Për dëmtimin e tubacionit mes Finlandës dhe Estonisë nëse provohet se është një sulm i qëllimshëm ndaj një infrastrukture kritike të NATO-s, atëherë kjo sigurisht që do të jetë një çështje serioze”.

Presidenti ukrainas merr pjesë si i ftuar special në mbledhjen me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s. Ai shprehu solidaritetin me izraelitët për sulmin nga ana e Hamasit.

“Tragjeditë që prekin Ukrainën dhe Izraelin janë të ndryshme, por të dyja janë të mëdha. Lufta Izrael-Hamas rrezikon të ‘shpërqendrojë vëmendjen ndërkombëtare nga Ukraina dhe kjo do të ketë pasoja. Rusia me të vërtetë po përpiqet të kryejë veprime destabilizuese në të gjithë botën. Ne jemi të sigurt se Rusia po mbështet, në një mënyrë apo tjetër, operacionet e Hamasit. Kërkojmë që të na jepen asetet e konfiskuara ruse nga perëndimi në mënyrë që ato të përdoren për financimin e projekteve të rindërtimit në Ukrainë. Ata na shkatërruan, ne duhet që t’i përdorim këto para”.

Kjo është vizita e dytë e Zelensky-t në Bruksel që nga fillimi i pushtimit, pasi ai mori pjesë në një samit të liderëve evropianë në muajin shkurt. Ndërkaq Belgjika konfirmoi faktin se do të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë.

/a.r

Next Post
EMRAT / Kanabis dhe armë gjahu, arrestohen në flagrancë dy vëllezër

EMRAT / Kanabis dhe armë gjahu, arrestohen në flagrancë dy vëllezër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com