• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U deshën mbi 10 orë për t’i shpëtuar/ Vlonjati dhe italiani procedohen penalisht

by Java News
07/11/2016 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skafi që u shpëtua një ditë më parë falë operacionit të kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura, pasi ishte bllokuar ne det në mungesë të karburantit, kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve: Adrian Jahaj 51 vjeç, banues në Vlorë dhe D.L. 32 vjeç, banues në Brindizi, Itali.

Sipas policisë, “më datë 06.11.2016 shtetasit e mësipërm kanë qenë duke ardhur me një mjet tip “Motoskaf” me mbishkrimin “Pantera”nga Brindizi, Itali për në Shqipëri. Në vendin e quajtur Sazan, Vlorë kanë dhënë sinjalin SOS dhe i është dhënë ndihmë nga një anije ushtarake dhe më pas mjeti është ankoruar në Portin Detar Durrës. Nga ana e Specialistëve janë kryer të gjitha veprimet e para proceduriale ndaj këtyre shtetasve dhe ka rezultuar se ata kanë kaluar kufirin pa kryer procedurën përkatëse”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kalim i paligjshëm i Kufirit Shtetëror”.

SKAFIT I MBAROI KARBURANTI
Skafi privat që udhëtonte nga Italia në drejtim të Shqipërisë, mbeti i bllokuar për rreth 10 orë në mes të detit Adriatik, 10 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit. Alarmin për policinë kufitare e dha djali i drejtuesit të skafit,  Adrian Jahaj.

Prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm Forcat e Armatosura vijuan operacionet e kërkim-shpëtimit të shtetasit Adrian Jahaj, i denoncuar si i humbur në det.

Lokalizimi i skafit me dy persona në bord, kapiteni i mjetit lundrues Adrian Jahaj dhe një shtetas italian, u bë pas 10 orë kërkimesh në det nga dy anije dhe një helikopter “Cougar” i Forcave të Armatosura. Lajmin për lokalizimin e skafit e dha për Report Tv, kapiteni i anijes “Oriku”, Ilir Çobo.

Skafi u ankorua në portin e Durrësit rreth 2 orë pas gjetjes në det. Në bordin e skafit kanë qenë dy persona, drejtuesi i skafit Adrian Jahaj dhe një shtetas italian.

Mjeti lundrues tip skaf ishte nisur mbrëmjen e djeshme nga Italia, por u bllokua në mes të detit si pasojë e mungesës së karburantit.

Next Post
Mourinho i pakënaqur me mentalitetin e lojtarëve të United

Mourinho i pakënaqur me mentalitetin e lojtarëve të United

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

February 26, 2026

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh sot deputetët dhe Qeverinë në Pallatin e Brigadave

February 26, 2026
Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In