• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës/ Ndërron jetë 22-vjeçari, u përplas nga ‘Benzi’ te ‘Kështjella e Dragoit’, policia shoqëron shoferin

by Java News
30/08/2021 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ndërruar jetë 22-vjeçari me inicialet K.C., i cili teksa po drejtonte makinën e tij “Audi” u përplas me një auotmjet tip “Benz” që drejtohej nga F.D., 24 vjeç.

Bëhet fjalë për aksidentin e ndodhur dje në mbrëmje rreth orës 21:50 në aksin Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”.

Policia bën me dije se ndonëse i riu u dërgua për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk u mbijetoi plagëve të marra.

NJOFTIMI 

Më datë 29.08.2021, rreth orës 21:50, në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”,Vukpalaj, Malësi e Madhe, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C. 22 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi K. C., i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

g.kosovari

Next Post
Çfarë pritet nga takimi Biden-Zelenskiy në Uashington/ Gjithçka varet nga presidenti i Ukrainës

Çfarë pritet nga takimi Biden-Zelenskiy në Uashington/ Gjithçka varet nga presidenti i Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com