• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë pritet nga takimi Biden-Zelenskiy në Uashington/ Gjithçka varet nga presidenti i Ukrainës

by Java News
30/08/2021 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy ka pritur për dy vjet për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Kjo vizitë pritet të ndodhë në fund të muajit gusht. Presidenti Joe Biden do ta presë zotin Zelenskiy në takim në Uashington.

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Makarova thotë se ky takim dërgon një mesazh të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Pas kancelares Merkel, Presidenti Zelenskiy është udhëheqësi i dytë që SHBA po fton në Shtëpinë e Bardhë. Është një vizitë ku do të diskutohen disa çështje strategjike. Është një vizitë që tregon nivelin e vëmendjes, fokusit dhe rëndësinë e marrëdhënieve tona dypalëshe si për Ukrainën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara”, thotë ajo.

Ish – ambasadori amerikan në Ukrainë, Steven Pifer thotë se rezultati i takimit do të varet më shumë nga presidenti ukrainas, Vladimir Zelenski.

“Për ta bërë këtë një takim të suksesshëm, shumë do të varet nga ajo që kërkon Presidenti Zelensky. Ai duhet të moderojë disa nga kërkesat e tij, sepse nëse ai kërkon shumë, mund të mbetet i zhgënjyer. Ai nuk duhet të bëjë shumë pyetje, përveçse nëse është i sigurt se përgjigja do të jetë po”, thotë ai.

Ndër temat më delikate është anëtarësimi i Ukrainës në NATO dhe kundërshtimi i Kievit ndaj gazsjellësit “Nord Stream 2”, nga Rusia në Evropë.

“Ai nuk duhet të presë asnjë angazhim nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me Ukrainën dhe NATO-n. Ai gjithashtu nuk duhet të presë ndonjë ndryshim në qëndrimin e zotit Biden për gazsjellësin Nord Stream-2”, thotë John Herbst, ish-ambasador amerikan në Ukrainë.

Por drejtoresha e Qendrës kundër Korrupsionit në Ukrainë, Daria Kalenyuk thotë se presidenti Zelenskiy duhet të jetë këmbëngulës në diskutimin për gazsjellësin “Nord Stream 2”.

Ajo thotë se vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të hequr dorë nga sanksionet mbi këtë gazsjellës bie në kundërshtim me deklaratat e Presidentit Biden për luftimin e korrupsionit jashtë vendit.

“Gjëja e duhur do të ishte të flisnim jo vetëm për korrupsionin në Ukrainë, por edhe për korrupsionin gjeopolitik dhe korrupsionin strategjik. Ne mund dhe duhet të pyesim pse ‘Nord Stream 2’ po përfundon pavarësisht se është simbol i korrupsionit strategjik!”, thotë ajo.

Një çështje tjetër e rëndësishme është dhe bashkëpunimi për sigurinë. Shtëpia e Bardhë ka marrë vendimin për t’i ofruar ndihmë ushtarake shtesë Ukrainës, në rast të një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit nga Rusia.

“Unë mendoj se shtimi i ndihmës ushtarake amerikane do të ishte gjë e mirë, para së gjithash, sepse do të ndihmonte në përmirësimin e aftësive mbrojtëse të ukrainasve. Kjo është një lëvizje taktike. Së dyti, është një mënyrë për të dërguar një mesazh të fortë të mbështetjes amerikane për Ukrainën”, thotë Steven Pifer, ish – ambasador amerikan në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë ka theksuar disa herë se administrata Biden pret nga Ukraina rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.

“Gjëja më e madhe që mund të sjellë presidenti Zelenski është një mesazh të besueshëm, bindës të angazhimit të Kievit për të realizuar reforma kiritike. Dhe kjo do të thotë një ekonomi më e hapur dhe konkurruese. Do të thotë sundim i ligjit, përfshirë reformimin e sektorit gjyqësor. Do të thotë zvogëlim i ndikimit të madh politik dhe ekonomik të oligarkëve. Do të thotë të luftosh korrupsionin,” thotë ish-ambasadori Pifer.

Diplomatët ukrainas thonë se vizita e Presidentit Zelenski në Shtëpinë e Bardhë është vetëm fillimi. Ata presin që marrëdhëniet dypalëshe të lulëzojnë më tej pasi të dy vendet të vazhdojnë punën për përmbushjen e marrëveshjeve mes tyre./VOA

g.kosovari

Next Post
“Mësuesja pa maskë, shembull i rrezikut nga koronavirusi”

"Mësuesja pa maskë, shembull i rrezikut nga koronavirusi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit

Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit

July 28, 2026
Përplasen dy makina në unazën e Patosit, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

Përplasen dy makina në unazën e Patosit, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

July 28, 2026
Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

July 28, 2026
Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

July 28, 2026
Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

July 28, 2026
Raporti i DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

Raporti i DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

July 28, 2026
Pavarësia, 113 vjet më pas. Fakte dhe shtrembërime…

SPAK të kërkojë menjëherë heqjen e imunitetit të Agron Shehajt!

July 28, 2026
I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonëve drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini (Drazhi)

I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonëve drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini (Drazhi)

July 28, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur

July 28, 2026
“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In