Ka ndërruar jetë 22-vjeçari me inicialet K.C., i cili teksa po drejtonte makinën e tij “Audi” u përplas me një auotmjet tip “Benz” që drejtohej nga F.D., 24 vjeç.
Bëhet fjalë për aksidentin e ndodhur dje në mbrëmje rreth orës 21:50 në aksin Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”.
Policia bën me dije se ndonëse i riu u dërgua për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk u mbijetoi plagëve të marra.
NJOFTIMI
Më datë 29.08.2021, rreth orës 21:50, në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”,Vukpalaj, Malësi e Madhe, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C. 22 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi K. C., i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
g.kosovari











