• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U dënua për terrorizëm, i burgosuri në Fushë-Krujë hyn në grevë urie

by Java News
18/03/2019 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Verdi Morava, i cili vuan dënimin prej 5 vitesh në burgun e Fushë-Krujës si pjesë e grupit të 9 myslimanëve që u gjykuan për terrorizëm, ka ndërmarrë një vendim për të hyrë në grevë urie.

Prej 22 ditësh ai nuk ka pranuar asnjë shërbim nga administrate e burgut duke rrefuzuar çdo ushqim.

Morava ka depozituar një kërkesë pranë organeve të burgut ku kërkon më shumë vemendje ndaj të burgosurve që vuajnë dënimin pasi sipas tij gjendja e brendshme është skandaloze.

Morava, kontaktoi gazetën “TemA” nga burgu ku apelon që institucionet të tregohen më të përgjegjshme dhe të rehabilitojnë gjendjen.

“Kam 22 ditë që kam ndërrmarë këtë akt dhe do ta vazhdoj deri sa të përmbushen kërkesat që kam parashtruar. Përmes saj kërkoj të drejtat që i takojnë çdo të burgosuri, nga ushqimi që është skandaloz, te higjena që është e munguar, te çmimet e dyqaneve të brendshme që janë të kripura apo te trajtimi që ofrohet”, shprehet Verdi Morava i cili gjithashtu parashtron kërkesën për një takim me ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni.

I cilësuar nga organi i akuzës si financuesi i rrjetit që mundësonte dërgimin e mercenarëve shqiptarë në betejat siriane, Morava tregon se asgjë nuk është e vërtetë duke nënvizuar se procesi ka qenë i manipuluar dhe se nuk ka pasur asnjë prove që ta implikojë atë.

“Unë do ta vazhdoj betejën time ligjore deri në fund pasi nuk ka asnjë provë që të më implikojë. Është tërësisht një proces i manipuluar dhe qesharak që më ka dëmtuar shumë në çdo aspekt. Pasi të rezaurohen të gjitha organet shqiptare unë do t’i drejtohem gjykatës së Strasburgut për të gjetur të drejtën time”, apelon Morava i cili nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat.

Ndërkohë, i ati i tij Dielli Morava, rrëfen se i biri ka kaluar në izolim pas marrjes së këtij vendimi.

“Verdi është i pafajshem, greva e urise ishte e detyrueshme. Autoritetet e burgut e kanë kaluar në izolim pas fillimit të grevës së urisë. Çështja e djalit tim pritet te kaloj edhe ne Strasburg”, tha Dielli Morava.

Verdi Morava ishte një nga nëntë të akuzuarit që u shpall fajtor për rekrutim të shqiptarëve dhe dërgimin e tyre në Siri për të luftuar për grupimet terroriste ISIS dhe Al Nusra në maj të vitit 2016. /TemA

Next Post
VIDEO / Zhytësja përkëdhel peshkaqenin-tigër dhe ai pulit sytë

VIDEO / Zhytësja përkëdhel peshkaqenin-tigër dhe ai pulit sytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In