Në vitin 2006, ai rrëfeu për vrasjen e transeksualit kolumbian Juan Carlos Charria, i njohur si Lupe. Më pas u dënua me 14 vjet burg dhe pasi kreu dënimin, u përjashtua nga Italia me një dispozitë nga Shefi i policisë së Trenti.
Por shqiptari, Engjell Ndreca, 33 vjeç, u kthye përsëri në Itali nga Shqipëria duke përdorur dokumente të rreme dhe duke gjetur strehim në një shtëpi në Aldeno, disa kilometra larg Trentos.
Këtu, sipas hetuesve që e arrestuan atë mbrëmë, 33-vjeçari kishte filluar biznesin e lulëzuar të kokainës.
Hetimet nisën pas një serie raportimesh të banorëve në stacionin e policisë, të bezdisur nga zhurmat e shkaktuara nga shkuarjet dhe ikjet e shumta nga shtëpia e shqiptarit për të blerë drogën, shkruan “Ansa”.
Agjentët e Policisë së Trentos pritën që 33-vjeçari të dilte nga shtëpia dhe më pas e ndaluan: ai kishte disa doza kokainë me vete dhe 75 gramë të saj u gjetën në shtëpi, ende jo të “prera”, dhe një peshore elektronike.
“Pavarësisht nga sasia, jo e parëndësishme, rreth 75 gram, pastërtia është pjesa më e rëndësishme hetimore. Ishte kokainë e pastër, në gjendje të sigurojë afërsisht, në një raport prej 1 deri në 3 doza, secila gram kokainë, një fitim i supozuar prej mbi 10,000 eurosh ei shitur me pakicë “, drejtuesi i policisë, Tommaso Niglio.
g.kosovari











