• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“U dënua dhe dëbua nga Italia”/ Prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet PD-së për verifikimet ndaj Valdrin Pjetrit

by Java News
17/12/2019 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria publikon rezultatet e verifikimeve të thelluara të deklarimeve të Valdrin Pjetrit ish kryetar I bashkisë së Shkodrës I dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas verifikimeve Valdrin Pjetri është deklaruar fajtor për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe dënimi i është pezulluar.

Ish-kandidati i PS për Bashkinë e Shkodrës është arrestuar në 27 Janar 2003 në shtetin italian për drogë me 27 Muaj burg dhe 1500 euro gjobë, ndërsa në 4 shkurt po të këtij viti është dëbuar nga shteti italian.

Në lidhje me mosdeklarimet prej subjektit në Formularët e Vetëdeklarimeve të fakteve të konstatuara materialet i kaluan për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Ky ka qenë përfundimi i Prokurorisë së Përgjithshme si përgjigje ndaj kërkesës së Partisë Demokratike për të verifikuar Pjetrin.

Në përfundim të verifikimeve të kryera është provuar se subjekti Valdrin Luigj Pjetri:

  • Është arrestuar në flagrancë nga personeli i Policisë së Shtetit së Firences në datën 27.01.2003 së bashku me një shtetas tjetër shqiptar për shkelje të ligjeve mbi lëndën narkotike bazuar në ex art 73 DPR 309/90.
  • Me vendimin penal Nr.474 të Gjykatës së Firences, subjekti Valdrin Luigj Pjetri është deklaruar fajtor për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nga neni 73 paragrafi i 1i Dekretit të Presidentit të Republikës të Republikës së Italisë, nr.309/90 dhe është dënuar me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj burgim dhe me gjobë  të barabartë me 2000 (dymijë) Euro, të zbritur për shkak të njohjes së rrethanave lehtësuese të përgjithshme, në 27 (njëzet e shtatë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.500 (njëmijë e pesëqind) Euro, e cila është zbritur për shkak të llojit të gjykimit në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.000 (njëmijë) Euro. Pezullim të dënimit dhe mospërmendje. Vendim i formës së prerë.
  • I është revokuar leja e qëndrimit më datë 03.02.2003 nga Kuestori i Firencës.
  • Është dëbuar nga territori Italian më datë 04.02.2003, masë e marrë nga Prefekti i Firences. Afati i dëbimit përfundoi më datë 24.07.2015.

Mbi këtë bazë dhe referuar parashikimeve të ligjit Nr.138/2015, si dhe Vendimit të Kuvendit Nr.17/2016 është arritur në konkluzionet se:

Subjekti deklarues Valdrin Luigj Pjetri,përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 pika 1 gërma “a” e ligjit Nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për shkak tëdënimit nga Gjykata e Firences me vendim të formës së prerë.

Subjekti deklarues Valdrin Luigj Pjetri,përfshihet dhe në përcaktimet e pikës 3, gërma “ç”, Kreu III-të, i Vendimit Nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të mosdeklarimit prej tij në Formularët e Vetëdeklarimit të arrestit në flagrancë, ndjekjes penale ndaj tij në Itali, mosdeklarimit të dënimit penal të formës së prerë dhënë ndaj tij nga Gjykata e Firences dhe mosdeklarimit të masës së dëbimit nga shteti Italian.

Në përfundim të procesit vendimarrja i komunikohet subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Departamentit të Administratës Publike.

Në lidhje me mosdeklarimet prej subjektit në Formularët e Vetëdeklarimeve të fakteve të konstatuara materialet i kaluan për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

g.kosovari

Next Post
Nuk ndalet “Vetëvendosje”, shtrin aktivitetin edhe në Maqedoninë e Veriut

Nuk ndalet “Vetëvendosje”, shtrin aktivitetin edhe në Maqedoninë e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

October 8, 2026
Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com