• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U dëmtuan nga tërmeti, miratohet fondi për riparimin e banesave në tre zona

by A R
15/07/2020 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin prej 1 miliardë e 349 milionë lekë për rrikonstruksionin e pallateve në Durrës, Shijak dhe Kurbin.

Kjo shumë parash është miratuar në buxhetin e vitit 2020 dhe vjen nga Fondi i Rindërtimit, teksa 830 milionë e 944 mijë lekë shkojnë për Kurbinin, 127 milionë në Shijak dhe 391 milionë e 200 mijë në Durrës, Bashki e cila përfitoi dhe nga vendimi i parë ku iu akordua 3 miliardë e 220 milionë lekë.

Ky fond vlen vetëm për banesat dhe pallatet, pronarët e të cilëve janë përfitues të granteve për rikonstruksion, pra kjo do të thotë që godinat e të cilave janë dëmtuar rëndë apo lehtë por nuk kanë nevojë për t’u shembur dhe për t’u ribërë nga e para.

Një vendim të tillë mori qeveria e Shqipërisë një javë më parë ku akordoi një fond prej 4 miliardë e 852 milionë lekësh për Bashkitë Tiranë, Durrës, Lezhë, Krujë e Kavajë.

VENDIMI NGA KESHILLI I IMINISTRAVE NE QEVERI

V E N D I M

PËR

PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, MIRATUAR NË BUXHETIN E VITIT 2020, PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT OSE TË RIPARIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE, TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) SI DHE MJEDISEVE NË BASHKËPRONËSI OSE TË PËRBASHKËTA NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË KURBIN, SHIJAK DHE DURRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, në masën 1 349 321 530,38 (një miliard e treqind e dyzet e nëntë milionë e treqind e njëzet e një mijë e pesëqind e tridhjetë presje tridhjetë e tetë) lekë, për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, dhe rikonstruksionit ose riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në bashkitë Kurbin, Shijak dhe Durrës. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e shtetit për vitin 2020, sipas detajimit të mëposhtëm: a) Bashkisë Kurbin i transferohet fondi prej 830 944 728,38 (tetëqind e tridhjetë milionë e nëntëqind e dyzet e katër mijë e shtatëqind e njëzet e tetë presje tridhjetë e tetë) lekësh për: financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, në masën 470 750 000 (katërqind e shtatëdhjetë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë; financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në masën 360 194 728,38 (treqind e gjashtëdhjetë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e njëzet e tetë presje tridhjetë e tetë) lekë. b) Bashkisë Shijak i transferohet fondi prej 127 176 802 (njëqind e njëzet e shtatë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e dy) lekësh për financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat). c) Bashkisë Durrës i transferohet fondi prej 391 200 000 (treqind e nëntëdhjetë e një milionë e dyqind mijë) lekësh për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Kurbin, Shijak dhe Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Next Post
Të shpërndarë në disa qytete, goditen dy organizatat greko-shqiptare të drogës

Të shpërndarë në disa qytete, goditen dy organizatat greko-shqiptare të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë për të dytën ditë radhazi!

November 12, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Gjetja dhe hetimi i 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen mjedisore kompanisë “Kurum”!

November 12, 2026
VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

November 12, 2026
Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

November 12, 2026
Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

November 12, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In