• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U bëre bozë çdo ditë në ekran”, Rama replikon me komentuesin: Është puna ime, të nis ditën me ty!

by B K
16/01/2025 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kyeministri Edi Rama ka ndarë sërish në rrjetet sociale një video ku i është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.

“U bëre bozë çdo ditë në ekran”, ishte një nga komentet të cilit kreu i qeverisë zgjodhi t’i përgjigjet sot.

“Puna ime është të udhëheq duke menduar, lexuar dhe analizuar, diskutuar, debatuar, vendosur, mbikëqyrur, koordinuar, harmonizuar dhe sigurisht informuar.

Edhe këto dritare të reja që kam hapur këtu janë për të debatuar dhe informuar siç bëra për marrëveshjen strategjike trilaterale dje në Abu Dabi, të cilën edhe ti e komentove. tani thua që një kryeministër ka të tjera punë, ndërsa unë them se për mua dita nis me ty sepse sa hap sytë filloj dhe mendoj se çfarë do të bëj sot me mandatin që kam marrë nga njerëzit për vendin tënd dhe timin për njerëzit e këtij vendi, siç je edhe ti.

Ji i sigurt se në asnjë nga punët e mia të mëdha apo të vogla nuk rri pa mendje dhe asnjërën nuk lë pa bërë. Këto videot janë një grusht minutash, do të thuash që dita ime nis sa gdhihet dhe mbaron pas mesnate.

Ndërsa dritaren e të rejave e kam hapur se të paktën kush më ndjek këtu ta di se çfarë bëjnë ndër plot gjëra me rëndësi për vendin e njerëzit, por që nuk ka rëndësi për kanalet dhe portalet që janë shumë të zëna në ato gjyqet popullore me gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.

Ja psh e ke dëgjuar në ndonjë media që prodhimi nga energjia diellore në vendin tonë ka arritur në 10 për qind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë. Jo, por ama ke dëgjuar me siguri se Shqipëria e ka prodhuar për den baba den energjinë që i duhet për vete prandaj duhet ta ketë me bollëk. Prandaj kjo është një gënjeshtër e madhe sepse kurrë nuk ka qenë e vërtetë diçka e tillë.

Prandaj, e ke dëgjuar. Ndërsa e para është e vërtetë prandaj nuk e ke dëgjuar sepse kështu funksionon. Dhe ka një gjë tjetër, që është qershia mbi tortë, që çdo të vërtetë pozitive, këta mediatikët tanë e quajnë propagandë, i ke parë kur shtrihen dhe dergjen netëve në klubet mediatike dhe marrin nëpër gojë të gjithë dynjanë dhe çdo gjysmë të vërtetë negative e quajën fakt dhe e ripërtypin pa pushim derisa ua sjellin njerëzve në maje të hundën.

E fundit, askush nuk është i detyruar të hyjë këtu. Gjithkush hyn me dëshirë. Ti thua se si sheh komunikimet e mia për qytetari por jo se shuan kureshtjen për të rejat që unë do them. Unë them shuaje dhe kureshtjen sepse realisht do marrësh vesh plot të reja që ndryshe nuk do të t’i thonë”, tha Rama.

 

Next Post
Armëpushimi me Hamasin, si Trump frikësoi Netanyahun për të pranuar marrëveshjen

Armëpushimi me Hamasin, si Trump frikësoi Netanyahun për të pranuar marrëveshjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In