Gjykata e Shkodrës ka liruar 3 punonjësit e Bashkisë të akuzuar për ndikim të paligjshëm në procesin zgjedhor.
Drejtori i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Tekniku i Shërbimeve Mbështetëse në këtë drejtori dhe specialisti i Financës në këtë drejtori të Bashkisë së Shkodrës janë lënë në detyrim paraqitje.
Gjykatës ishte Albert Keraj, ndërsa avokat Altin Fushaxhia dhe prokurore Shqipoja Milla.
Sipas njoftimit të uniformave blu, ata u kapën në flagrancë duke transportuar me furgon 50 qese me ushqime për t’i shpërndarë tek qytetarët për përfitime elektorale.
/a.r