Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, ka shkarkuar nga detyra kreun e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lushnjë, Elvis Bajaziti, i cili u arrestua sot me akuzën për korrupsion.
Naço ka thënë se “i inkurajojmë organet ligjzbatuese dhe i mbështesim në luftën kundër korrupsionit. Ne jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin në çdo qelizë. Inkurajoj qytetarët të vijojnë denoncimet”.
Elvis Bajaziti u kap në flagrancë në Lushnjë duke marrë ryshfet një qytetari 3 mijë euro në këmbim të një certifikate pronësie.