• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KQZ shpërdan sot disa mandate (LISTA)

by
14/07/2015 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi e miratoi projekt- vendime të rëndësishme, nderkohe qe miratoi dhe shpërdau mandatet e këshillave bashkiake për disa bashki për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

KQZ gjedhjeve  në mbledhjen e sotme shqyrtoi projekt-vendimin “Për shqyrtimin e kërkesave ankimore të depozituara në KQZ me nr.111 dhe 112, të paraqitura nga subjektet zgjedhore, sipas objekteve përkatëse”, si dhe 107 dhe 108”. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 111, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 112, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia për Drejtësi e Shqiptarëve, rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 107, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 108, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Demokratike e Shqipërisë.

Po ashtu, KQZ shqyrtoi projekt-vendimin për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Pukë, të miratuara nga KZAZ nr. 07, ku Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 11 mandate, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 3 mandate. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, 1 mandat. Po ashtu, u shpërndane mandatet për këshillin e bashkisë Fushë-Arrëz, të miratuara nga KZAZ nr. 08, ku Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 10 mandate, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 5 mandate. Gjithashtu, u shpërndane mandatet për këshillin e bashkisë Has, qarku Kukës, të miratuara nga KZAZ nr. 10, ku  Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 12 mandate. Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 9 mandate.

KQZ shpërndau mandatet për këshillin e bashkisë Tropojë, miratuara nga KZAZ nr. 9, ku  Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 12 mandate. Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 9 mandate, si dhe mandatet për këshillin e bashkisë Dropull, të miratuara nga KZAZ nr. 80, ku Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 14 mandate. Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 3 mandate. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, 1 mandat,  Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, 3 mandate.

KQZ gjithashtu shpërndau mandatet për këshillin e bashkisë Mirditë, qarku Lezhë të miratuara nga KZAZ nr. 14, ku  Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 15 mandate. Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 4 mandate. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, 1 mandat. Gjon Pjetri, 1 mandat, si dhe mandatet për këshillin e bashkisë Elbasan, të miratuara nga KQZ, ku  Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 35 mandate, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet 16 mandate.

Ndërsa për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Kurbin, qarku Lezhë, KQZ vendosi të mos miratojë shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Kurbin për shkak të mosmarrjes së votave të nevojshme për miratimin e tij, raporton ATA.

Next Post

Të shpëtosh Greqinë do të thotë të shpëtosh Europën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com