• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U arrestua me bujë nga RENEA, Gjykata liron të “fortin” e Vlorës/ Kush është “Robi”, historia e hakmarrjeve të bujshme

by Java News
14/05/2022 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I arrestuar me bujë nga Forcat Speciale RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Ferdinand Llanaj ka lënë qelitë e paraburgimit.

Gjykata e Vlorës ka ndryshuar ndaj tij masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest në shtëpi”. Akuzat ndaj Llanajt, i njohur me nofkën “Robi” lidhen me kultivimin e bimëve narkotike dhe tetë muaj pas arrestimit, gjyqtarja Mirela Mishgjoni, ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 44- vjeçarit me precedentë penalë.

OPERACIONI

Më 27 gusht të vitit të shkuar, Policia e Shtetit bëri me dije rezultatet e operacionit të koduar “Otima”, kur midis tre personave të arrestuar, ishte edhe 44- vjeçari Llanaj. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëritjetrin, kishin kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh kanabis sativa në ambientet e banesës së Llanajt dhe në ambientet përreth një objekti po në pronësi të këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Përroi i Otimës”, në Selenicë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis, 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash.

NGJARJET KRIMINALE

Sekuestrimi i 600 bimëve kanabis sativa në procesi rritjeje si dhe një sasi të vogël boçesh në banesën e Llanajt e çuan atë sërish në prangat e Policisë. Pesë vite më parë, më 1 tetor të vitit 2017, në Rrugën Transballkanike u qëllua me breshëri automatiku, teksa udhëtonte me mikun e tij, Dritan Begaj, si dhe një person të mitur.

Ai i shpëtoi atentatit, duke mbetur i plagosur. Atentati riktheu ngjarjet e vjetra kriminale të fisit Llanaj, që datojnë që prej vitit 1998, ku ata u përfshinë në një konflikt me familjen Xhaferraj, ku mbeti i vrarë kunati i Baftjar Llanajt, e pak më vonë u plagos edhe një anëtar i fisit Xhaferraj.

Pesë vite më vonë, në vitin 2003, u vra edhe një nga vëllezërit e fisit Petraj. Hakmarrjet e nisura do të vijonin në qershor të vitit 2011, kur në vendin e quajtur “Bishti i Malit” u ekzekutua me armë automatike 62-vjeçari Baftjar Llanaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor 2011 rreth orës 18:00 në rrugën që lidh qytezën e Selenicës me Vlorën, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”.

Sipas burimeve të Policisë së Vlorës në atë kohë, 60- vjeçarit Llanaj i është zënë pritë, duke u qëlluar me breshëri automatiku nga të paktën dy persona. Pas krimit, Policia arrestoi autorin Sako Xhaferaj, nipi i Gjysho Xhaferaj, pasi Sako kishte mbetur vetë i plagosur në këtë ngjarje të rëndë.

Në shtator 2011, tentohet të vritet Nihat Xhaferaj, djali i viktimës Gjysho Xhaferaj të vrarë në 1998. Autori kapet dhe identifikohet si Altin Aliaj, nipi i familjes Llanaj. Pas krimit u arrestua Altin Aliaj, i cili më pas u lirua nga Gjykata. Në janar 2012 u vra në atentat Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysho Xhaferaj./panorama.al

g.kosovari

Next Post
Digjet makina e një polici në Shkodër/ Momenti kur kamerat filmojnë çdo lëvizje të autorit

Digjet makina e një polici në Shkodër/ Momenti kur kamerat filmojnë çdo lëvizje të autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In