• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U arratis me të dashurin pasi plagosën me armë bashkëshortin e saj, arrestohet 29-vjeçarja në Fier

by B K
15/04/2025 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka arrestuar Melisa Hoxhallarin, 29-vjeçaren e cila së bashku me të dashurin, plagosën me armë zjarri në lokal bashkëshortin e saj,  Gledian Hoxhallari, në sy të fëmijës.

Ndaj saj Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërkohë vijon të jetë në kërkim i dashuri i saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç“, njofton policia.

Gledian Hoxhallari u qëllua nga i dashuri i ish-gruas së tij në një kafene në afërsi të “Zogut të Zi” në Fier pas një zënke që ka nisur mes të treve për kujdestarinë e djalit.

Gjithçka që ka ndodhur më pas është edhe më tronditëse kur mësohet se në tavolinë me ta gjendej edhe djali 9-vjeçar i çiftit, të cilët kishin hyrë në proces divorci.

Dhe ngjarja nuk mbetet me aq. Pasi i riu, që sipas policisë është i dashuri i ish-bashkëshortes së Hoxhallarit, ka plagosur 40-vjeçarin, ai ka ikur duke marrë me vete edhe të dashurën e tij.

Fëmija i mbetur mes të atit të gjakosur dhe nënës së tij, i ka kërkuar kësaj të fundit që të mos largohej, por ajo ka ikur duke e lënë djalin me të atin në gjendje kritike.

Next Post
“Edhe Latifi voton 5”, Rama: Më 12 maj bufit te kutitë e votimit do i dalë ‘noc rroku’

“Edhe Latifi voton 5”, Rama: Më 12 maj bufit te kutitë e votimit do i dalë 'noc rroku'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

January 11, 2026
Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

January 11, 2026
Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

January 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Pastrohet aksi Qafë Priskë–Shëngjergj, apel për kujdes nga ngricat


January 11, 2026
E kthyen hotelin në fole prostitucioni, arrestohen dy vëllezërit në Rrogozhinë

Arrestohen tre kolumbiane në Elbasan, ushtronin prostitucion

January 11, 2026
Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

January 11, 2026
Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

January 11, 2026
“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In