21-vjeçarja greke që u aksidentua rreth një javë më parë nga një makinë që drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar, nuk arriti i mbijetojë plagëve.
Babai i të resë ka preku zemrat e të gjithëve ndërsa ka folur për aksidentin tragjik.
“Një shofer pa ndjenja e bëri fëmijën tim engjëll në parajsë”, ka thënë ai për mediat greke.
Varrimi i studentes së re, pritet të bëhet në vendlindjen e saj.
Është ironi tragjike që 21-vjeçarja është përplas me makinë pak orë pasi ka zbritur në aeroportin e Selanikut.
“Udhë të mbarë shpirti im deri në skajet e gjithësisë…», shprehet nëna e saj.











