• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tymi nuk ndalet! Çfarë ka mbetur pas zjarrit në pallatin te “Farmacia 10”, rreth 30 apartamente të dëmtuara

by A R
15/04/2026 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto janë pamjet e pallatit 12-katësh që u përfshi nga një zjarr i përmasave të mëdha pasditen e së martës pranë “Farmacisë 10” në Tiranë, që sikurse shihet ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, rreth 30 apartamente janë prekur nga flakët, të cilat dyshohet se kanë nisur në katin e parë të një biznesi.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, megjithëse dyshohet për një shkëndijë elektrike, ndërsa materiali i përdorur në fasadë mund të ketë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Zjarri ka përfshirë plotësisht pjesën e jashtme të ndërtesës, duke djegur fasadën me dy shtresa dhe duke dëmtuar edhe strukturën e brendshme në disa pjesë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një ndërtesë të nxirë nga flakët, rrënoja dhe tym që vijon të dalë edhe këtë të mërkurë.

Si pasojë e ngjarjes, 11 persona përfunduan ditën e djeshme në spital.

Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga emergjencat civile dhe ushtria, u angazhuan me mbi 50 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Puna për shuarjen e plotë të zjarrit dhe eliminimin e vatrave të mbetura vijon ende. Ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë Cougar ndihmoi shumë në neutralizimin e flakëve.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, deklaroi ditën e djeshme se është ende herët për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Ai theksoi se situata është vënë nën kontroll, por vijon puna për izolimin e të gjitha vatrave brenda banesave.

“Është shumë shpejt për të folur për shkaqet e zjarrit. Jemi angazhuar maksimalisht me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat emergjente, me të gjitha kapacitetet që kemi për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve, që tashmë e kemi në kontroll. Është akoma shumë shpejt për të thënë se zjarri është fikur pasi po punohet në të gjitha drejtimet për të lokalizuar vatrat e zjarrit që ndodhen brenda banesave.“, u shpreh Cara.

Ndërhyrja bëri të mundur që flakët të mos përhapeshin në ndërtesat përreth. Megjithatë, dëmet materiale në pallatin e përfshirë janë të mëdha, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Next Post
“7 mijë euro/ora e helikopteri…”, zjarrfikësi analizon situatën e djeshme të djegies së pallatit pranë QSUT

“7 mijë euro/ora e helikopteri...”, zjarrfikësi analizon situatën e djeshme të djegies së pallatit pranë QSUT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha u prit me protestë dhe braktisje në SHBA, avokati Petraj: “Non grata” nuk i hiqet, priten surpriza për “21 janarin” dhe “Gërdecin”

Berisha u prit me protestë dhe braktisje në SHBA, avokati Petraj: “Non grata” nuk i hiqet, priten surpriza për “21 janarin” dhe “Gërdecin”

September 8, 2026
Dhunimi i Mëngjesit/ Avokatët 3 ditë bojkot, 30 seanca në GJKKO dhe Apelin e Posaçëm nuk zhvillohen këtë javë

Rregullorja e GJKKO-së ndalon celularët në sallën e gjyqit, Dhoma e Avokatisë do vendosë sot për bojkotimin e seancave

September 8, 2026
Makina përfshihet nga flakët në qendër të Fierit, nuk ka të lënduar! Tymi alarmon banorët, dyshimet e para

Makina përfshihet nga flakët në qendër të Fierit, nuk ka të lënduar! Tymi alarmon banorët, dyshimet e para

September 8, 2026
Shpërthen baza ushtarake në Bolivi, të paktën 7 të vdekur dhe po kaq të zhdukur! Dyshohet edhe për sulm terrorist

Shpërthen baza ushtarake në Bolivi, të paktën 7 të vdekur dhe po kaq të zhdukur! Dyshohet edhe për sulm terrorist

September 8, 2026
Sulmet rikthehen në Kiev, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur, kundërpërgjigjet Ukraina! Polonia ngre avionët ushtarakë në gatishmëri

Sulmet rikthehen në Kiev, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur, kundërpërgjigjet Ukraina! Polonia ngre avionët ushtarakë në gatishmëri

September 8, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Vala e të nxehtit vijon, edhe sot parashikohet mot i kthjellët dhe temperatura të larta!

September 8, 2026
Pas gjashtë javësh pushime, Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

Kuvendi starton sot sesionin e ri parlamentar, në fokus të debatit ‘të nxehtë’ politik janë Territorialja dhe Zgjedhorja! Pritet edhe protestë

September 8, 2026
Zjarri në Tërbun s’ka të ndalur, flakët përparojnë dhe rrezikojnë banesat e stacionin e ujit! Operacion nga toka dhe ajri për shuarjen

Zjarri në Tërbun s’ka të ndalur, flakët përparojnë dhe rrezikojnë banesat e stacionin e ujit! Operacion nga toka dhe ajri për shuarjen

September 8, 2026
EMRAT/ Krim i rëndë në Shkodër, vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit

EMRAT/ Krim i rëndë në Shkodër, vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit

September 8, 2026
Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com