• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tymi i zi, për shkak të Gaz Bardhit

by Mero Baze
04/12/2023 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pas një ditë të keqe në Kuvendin e Argitës ditën e shtunë, ku binte në sy  salla bosh, bojkoti I deputetëve të Gazmend Bardhit dhe mbi të gjitha shfaqja e Argitës si pasardhëse që pret shpresat për këdo që ka aspirata për PD, e hëna duhet të prodhonte lajme të reja. Dhe mbi të gjitha duhet të rikuperonte plagët që bojkoti I deputetëve I hapi Berishës në Kuvend.

Dhe bashkëpunimi nisi qysh tek dera e Kuvendit, ku garda nuk lejonte Flamurin të fuste brenda bombat tymuese, kurse

Gazmend Bardhi kujdesej që gardistët mos ti fusnin duart Flamurit.

Ky ishte një hap I ndrojtur por I rëndësishëm për të shëruar plagën e bojkotit në Kuvendin e Argitës.

Brenda sallës, ky bashkëpunim u bë dhe më I fort. Flamuri ndizte bombat tymuese dhe I mbante në dorë, kurse Gazmend Bardhi tregonte se ku mund ta hidhte, dhe përsëri nuk lejonte njeri ti afrohej, që ta prekte.

Pastaj erdhi ajo skena finale kur Flamuri ndezi dhe letrat që tu vinte flakët karrigeve dhe Gazi e ndihmoi duke treguar vendin ku merr  më leht. Por tymi ndërkohë mbuloi sallën dhe bashkëpunimi nuk ra shumë në sy.

E gjithë kjo hipokrizi e bojkotuesve të Berishës, është një përpjekje për tu dukur të bashkuar në luftë kundër qeverisë por të ndarë në të ardhmen e tyre për partinë. Dhe që të mbulojnë ndarjen mes tyre, që të mos dëgjojmë akuzat e Berishës që Gazmend Bardhi udhëton fshehurazi me këta të qeverisë në Bruksel (që janë po ashtu marrëzira), që të mos kujtojmë çfarë kanë thënë për njëri tjetrin, bëjnë njëri më I zellshëm se tjetri, për të futur bomba tymuese për ti vënë zjarrin sallës dhe për të bërë si të fort, përballë një shumice, që ndjehet shumë rehat që i ka futur në këtë rrugë dhe argëtohet me ta.

Natyrisht që Berisha është fyer deri në palcë nga bojkoti I tyre në Kuvend dhe nuk ua fal kurrë, por këto ditë nuk ka dëshirë t’ia kujtojmë këtë. Do t’ua kujtoj vet disa kohë më vonë. Ndaj dhe I duhet që të prodhoj lajm me bombat tymuese në Kuvend për të hequr shijen e Kuvendit Argitës.

Gazmend Bardhi dhe të tjerët po ashtu duan të tregohen parimorë, se me Berishën dhe Kuvendin e Argitës nuk kanë punë, por me opozitarin Berisha në kuvend mund të bashkëpunojnë. Dhe ata nuk kanë qejf të bëjnë shumë lajm që kanë bojkotuar Berishën në Kuvend.

Dhe kështu, të dy palët hipokrite ndaj njëra tjetrës, duan tu shesin shqiptarve parime, se ii bahskojnë bombat tymuese në Kuvend.

Kot e kanë.

Berishës nuk I duhet as betejë parlamentare, as betejë elektorale, se e di që nuk I fiton dot më.
I duhet vetëm një betejë beteja për të qenë kryetar I opozitës dhe të ketë monopolin e saj, që ta përdor për hallet e veta. Duke ja bojkotuar Kuvendin e Argitës, deputetët e opozitës kanë bërë një akt të lart armiqësor ndaj tij, dhe kjo nuk zhbëhet më.

Ata e kanë delegjitimuar atë si kryetar opozite, kanë delegjitimuar dhe gjysmat e kërkesave për të cilat hedhin bomba tymuese në Kuvend, pasi  e kanë bërë edhe më të thellë përçarjen e opozitës dhe nuk kanë si ti kërkojnë llogari Edi Ramës kë zgjedh prej tyre si kryetar grupi kur ata nuk zgjedhin dot as njëri tjetrin.

Flamuri nuk tentoi ti vërë flakën karrigeve për të rrëzuar Edi Ramën, por për të harruar dhimbjen që u ka shkaktuar “thika pas shpine” e këtyre deputetëve ditën e shtunë. Ai në të vërtet nuk tentoi të djeg karriget në shenjë proteste ndaj Edi Ramës, që nuk vendos kë të zgjedh prej tyre si kryetar, por për të fshehur faktin që Gazmend Bardhi nuk e njohu Kuvendin e Argitës si legjitim.

Dhe tani derisa shqiptarët të qetësohen se kush Kuvend është legjitim, ai I Bashës, ai I Argitës, apo I Bardhit, në parlament do shikoni tym të zi, për shkak të Gaz Bardhit. Kështu mendojnë se nuk I shikojmë si janë katandisur.

Next Post
UEFA i hap punë Sylvinhos për në Euro 24, shkak bëhen Broja dhe Kumbulla

UEFA i hap punë Sylvinhos për në Euro 24, shkak bëhen Broja dhe Kumbulla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In