• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TVSH-ja e bujqësisë, debate të forta/ Braçe: Tallje e ministrit të Financave, inat i vjetër si i paraardhësit

by A R
11/03/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ende nuk ka kthyer përgjigje për projektligjin e propozuar nga Erion Braçe “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në bujqësi”.

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave nuk munguan tonet e larta dhe reagimi i fortë i deputetit nismëtar të propozimit ligjor, shkruan A2.

“Është e turpshme që ministri i Financave nuk vjen të përballet me ne që flasim për një çështje që cenon 45% të qytetarëve. Kjo është një tallje skandaloze! Nuk lejoj askënd të vijë këtu që të tallet me punën e deputetëve”, tha Braçe.

Ai vuri në dukje se Ministria e Financave po tallej, teksa iu referua edhe “inatit të vjetër të ish-ministrit” (bëhet fjalë për Arben Ahmetajn në arrati), i cili, sipas deputetit, kishte frikë se mos Braçe bëhej ministër i Bujqësisë dhe e sulmonte.

“Ky shqetësim është krijuar nga ministri i Financave dhe është bërë në mënyrën më banale të mundshme, se ministri i asaj kohe (Arben Ahmetaj) kishte inat Braçen, se kishte frikë se unë bëhesha ministër i Bujqësisë. Kjo tallje që ndodh këtu është vetëm se këtë e kam propozuar unë, sepse po ta kishte propozuar ministri, do ishte miratuar direkt”, shtoi Braçe.

Madje ligjvënësi shkoi deri në termin se “kjo ishte puna e tij e fundit për sesionin”, duke shkaktuar edhe habi tek kolegët, duke qenë se politika është përfshirë edhe nga debati për listat e deputetëve.

Jorida Tabaku, deputete e PD, tha: “Më duket tallje, se kemi 6 vite që merremi me këtë çështje”.

Përfaqësues të ministrisë së Financave në komision pranuan se institucioni është në dijeni të problemeve që hasen në terren. Florian Semani, zv/ministër i Financave, deklaroi: “Por, duke qenë se ka disa shtojca të caktuara, do të kemi një qëndrim shumë shpejt dhe më pas të japim qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Financave”.

Enkeleda Kuçi, drejtore e politikave tatimore në Ministrinë e Financave tha: “Ligji që kemi në fuqi është në përputhje të pjesshme me BE, një pjesë e mirë e dispozitave janë të harmonizuara plotësisht. Pikërisht për shkak të rëndësisë që ka ky sektor ne kemi kërkuar asistencën e BE-së, për qëllime të trajtimit sa më të mirë për një skemë të përshtatshme për sektorin e bujqësisë”.

Socialisti Braçe kërkon shfuqizimin e skemës së vitit 2018, të propozuar nga ish-ministri në arrati Arben Ahmetaj, për shkak se ka dëmtuar sektorin e bujqësisë. Aktualisht, sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimbursimin e TVSH-së e ka 0 për qind, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20 për qind.

Nisma u diskutua parimisht ne Komisionin e Ekonomisë, me dakordësinë e Ministrisë së Bujqësisë, më pas u pezullua nga KQZ, por u zhbllokua nga KAS.

Next Post
Gjykata e Strasburgut për çështjen “Thoma Gëllçi” dhe raste të përsëritura të gjykatave shqiptare

Gjykata e Strasburgut për çështjen “Thoma Gëllçi” dhe raste të përsëritura të gjykatave shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In