• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Turqia nis fushatë kryqëzuese mjaft të egër kundër Kosovës

by Aalison Pearse Stevens
26/07/2016 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Pjesëmarrja në ngritjen e kurthit ndaj ushtrisë dhe tentativën për puç më 15 korrik e disa emrave që më parë kishin ushtruar detyra në batalionin turk në kuadër të NATO-s në Kosovë dhe njësitet policore në kuadër të EULEX-it, ka bërë që të ngritën pohime se ky shtet është përdorur si qendër rehabilitimi nga ana e Organizatës Terroriste FETO”.

Kështu raporton agjencia shtetërore turke Anadolu Agency (AA).

Tutje kjo agjenci, e cila që nga puçi i dështuar në Turqi, ka nisur propagandë të madhe në drejtim të shteteve ballkanike, veçanërisht ndaj Kosovës, shkruan se dërgimi në njësitet policore në Kosovë si mënyrë shpërblimi i disa zyrtarëve të sigurisë turke të cilët kishin marrë rol aktiv në kurthin ndaj ushtrisë gjatë proceseve Balyoz dhe Ergenekon në Turqi, ka ngjallur mundësinë se këta persona janë dërguar në këtë shtet nga FETO edhe për t’u larguar nga skena e tendosur, edhe për t’u angazhuar në ndonjë detyrë të re të “tradhtisë”.

“Po ashtu, deklaratat e një zyrtari turk që ka qenë i angazhuar me detyrë për një kohë të gjatë në Kosovë, i verifikojnë këto pohime”, shkruan tutje Anadolu Agency, transmeton lajmi.net.

Të kujtojmë se sot Reuters ka raportuar për kërkesën e Turqisë që të arrestojë gazetarin Berat Buzhala, pas publikimit të një postimi ironizues në Facebook.

Lexoni pjesën tjetër të tekstit nga Anadolu Agency:

“Kosova, si qendër rehabilitimi i FETO-s”

Zyrtari në fjalë i cili ka kërkuar që të mos i shfaqet emri, theksoi se, pas tentativës së dështuar për grusht shteti nga FETO, sikurse shumë njerëz, edhe ai vetë i ka analizuar përvojat e kaluara si një shirit filmi dhe gjërat që nuk ka mundur t’i kuptojë më parë tani i janë bërë të qarta.

Ai ka vënë në pah se disa komandantë që më parë kishin ushtruar detyra në batalionin turk në qytetin e Prizrenit, janë arrestuar me arsyetimin për pjesëmarrje në tentativën për grusht shteti më 15 korrik dhe shtoi se njësiti policor turk në kuadër të EULEX-it duhet hulumtuar si çështje e veçantë.

Zyrtari në fjalë u shpreh se nga televizioni kishte mësuar për arrestimin e shumë policëve turq që i kishte njohur nga Kosova të cilët u përfshinë në ngjarjet e 17-25 dhjetorit të vitit 2013 dhe në kuadër të operacioneve në lidhje me ngritjen e kurthit ndaj ushtrisë. Ai tha se persona të caktuar në strukturën e FETO-s brenda ushtrisë dhe policisë turke e kanë shfrytëzuar misionin e tyre në Kosovë si një stacion.

Sipas zyrtarit, një pjesë e madhe e personave që kanë marrë pjesë në operacionet e ngritjes së kurthit ndaj ushtrisë turke përmes proceseve Ergenekon dhe Balyoz, ishin dërguar në detyrë të jashtme në Kosovë.

Ai u shpreh se organizata në këtë mënyrë ka dëshiruar t’i largojë nga skena këta persona dhe t’i shpërblejë, e në njëfarë mënyre gjithashtu t’i rehabilitojë për ndonjë detyrë të re “tradhtie”.

– Pse Ballkani Perëndimor?

Pjesëmarrja aktive në tentativën për grusht shteti më 15 korrik e disa ushtarëve të lartë që më parë kishin ushtruar detyra në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, tregon se FETO e ka pasur më të lehtë të lëvizë në këto dy shtete.

Zyrtari turk, duke thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk janë shtete që mund të ndërmarrin hapa jashtë udhëzimeve të politikave të jashtme të SHBA-ve, u shpreh se kur merret parasysh mbështetja që kreu i Organizatës Terroriste FETO e ka nga SHBA-të sa i përket qëndrimit të tij në këtë vend, Kosova dhe Shqipëria kanë qenë vende ku kjo lëvizje ka mundur të operojë më lehtë. Ai u shpreh se meqë shtetet e rajonit nuk mund të ndërmarrin hapa jashtë udhëzimeve të politikave të jashtme të SHBA-ve, atëherë ombrella e padukshme mbi këto shtete ka mundësuar që organizata të mund të operojë më lehtë brenda tyre.

Next Post

Rrëfimi shokues i gruas: I fejuari më varrosi për së gjalli…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com