• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turqia kërcënon Greqinë: Nëse vazhdoni shkeljet do të diskutojmë për pushtimin e ishujve grekë

by Java News
07/06/2022 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme në Turqi, Mevlut Tsavousoglou ka bërë deklarata të reja provokuese për ishujt grek, ditën e sotme gjatë një konference për shtyp me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut.

Ministri turk theksoi se Ankaraja do të diskutojë pushtimin e ishujve grek me regjim të çmilitarizuar nëse Greqia vazhdon shkeljet në hapësirat detare dhe ujore të Turqisë, sipas Mevlut Tsavousoglou, shkruan abcnews.al.

“Nuk është për tu habitur qëndrimi i Greqisë pas takimit të presidentit tonë me kryeministrin grek. Prej vitesh ka çështje për të cilat nuk mund të biem dakord me Greqinë. Greqia po bën shkelje në ishujt. Greqia vazhdon të militarizojë ishujt. Kemi dërguar dy letra me qëndrimet tona në Kombet e Bashkuara.

Në rast se Greqia do të vazhdojë shkeljet në ishujt me regjim të çmilitarizuar, atëherë do të diskutohet për sovranitetin e tyre. Nëse kjo situatë vazhdon, do të diskutohet për sovranitetin e ishujve” tha minisitri i Jashtëm turk.

Gjithashtu ministri turk komentoi deklaratat e bëra për Turqinë nga ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias.

“Deklaratat e zotit Dendias janë absurde. Situata në të cilën ndodhet Greqia është e mjerueshme. Nuk e di nëse vlerësohet kjo, por Greqia është shumë e mirë për të qarë. Na vijnë në fytyrë dhe na përqafojnë. Pas nesh, megjithatë, ata tregojnë inat, urrejtje dhe shpifje. Këto nuk u përshtaten vendeve dhe guvernatorëve. E them sërish se Greqia duhet t’u përgjigjet letrave tona si një njeri ndaj një njeriu. Ne kemi dokumente, nëse kjo shkelje nuk ndalet, do të diskutohet për sovranitetin e ishujve”, ka thënë ministri turk./m.j

Next Post
Si të përballeni me valët e para të të nxehtit: 4 këshilla nga ushqimi te veshja

Si të përballeni me valët e para të të nxehtit: 4 këshilla nga ushqimi te veshja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com