Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas vendimit të Turqisë për të hequr veton dhe lejuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Kryediplomatja amerikane shkruan në një postim në “twitter” se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kërkoi që të dobësonte NATO-n, por e kundërta ndodhi.
Sipas saj, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar kundër agresionit rus.
“Presidenti Putin donte që të dobësonte NATO-n me këtë luftë. Përkundrazi, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar dhe tashmë është më afër zgjerimit” – shkruan Kim.
Turqia vendosi sot të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti finlandez Sauli Niinisto.
.@SecBlinken: President Putin wanted to weaken @NATO with this war. Instead, NATO is stronger, more united, and on the cusp of enlarging. https://t.co/oHs0GAL2H3
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 28, 2022
/e.d