• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turqia furnizon Serbinë me dronë vrasës, Majko shpreh pakënaqësitë: Do ta mbajmë shënim. Kosova na ka ne

by Ardit Rada
13/11/2020 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia është një nga tre aleatët strategjikë të Shqipërisë, por në datë 6 tetor në media doli lajmi se Ankaraja do të furnizojë me dronë vrasës Serbinë.

Pandeli Majko, ministri i Diasporës i ftuar në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se populli shqiptar do ta mbajë shënim këtë veprim të Turqisë.

“Ne kemi tre marrëdhënie strategjike, por Turqia ka një distancë, por e konsiderojmë të afërt. 

Turqia po furnizon me armatim Serbinë, e di, secilido e kupton se ne mbajmë shënim në marrëdhëniet shqiptaro- turke, kjo regjistrohet, kaq. 

Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë” tha ai.

I pyetur nëse një gjë e tillë e shqetëson, Majko theksoi se “Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia”.

Më tej ai shtoi se “Në panik nuk duhet të jemi, sikur kanë ata miqtë e tyre, kemi edhe ne miqtë tanë. 

Ata (Kosova) nuk kanë tjetër veç nesh dhe nuk kemi tjetër përveç atyre” tha ai.

Majko komentoi përsëri deklaratën e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas Majkos deklarata e Vuçiç, i cili tha se  “konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë”, tregon frymën politike që Serbia ka, dhe është krejtësisht e papërgjegjshme.

Majko i ka quajtur “deklarata tregtarësh” qëndrimet e Serbisë dhe vetë Vuçiç, të cilët kanë deklaruar se nuk mund të pranonin Kosovën si shtet, pa marrë asgjë në këmbim.

Duke marrë si shembull “konfliktin e shuar” tashmë mes Ramës dhe Haradinajt, ish-kryeministri Majko theksoi se nuk ka përçarje mes shqiptarëve, se Kosova nuk bën dot pa Shqipërinë, dhe as Shqipëria pa Kosovën.

“Kemi të bëjmë me një shtet që nuk pranoi paketën e Ahtisarit. Shteti i Serbisë deklaron si një tregtar se “si mund të pranojmë pavarësinë pa marrë gjë në këmbim”.

Deklarata e fundit e Vuçiç në esencë është e papërgjegjshme. Në përgjithësi në Ballkan ngjarjet e rënda ndodhin kur nuk ka deklarata, dhe nuk besoj se do shkohet më tutje.

Sa i përket shqiptarëve nuk besoj se jemi të përçarë. Sherri që u konsiderua si i madh mes Haradinaj dhe Ramës u shua, s’ka më konflikt.

Duhet të jemi të sinqertë. Vuçiç me deklaratën që ka bërë nuk është se ka shpallur luftë, është një pohim i bërë në një moment delikat pasi ish-krerët e UÇK janë përpara Hagës sot, dhe tregon frymën politike që ai vend ka.

Ne nuk kemi tjetër përveç Kosovës. Kosova sot nuk është një hapësirë tokësore pa emër, është një shtet. Ata nuk kanë tjetër përveç nesh, dhe ne nuk kemi tjetër përveç tyre”, tha Majko.

Next Post
Edhe Austria po e mendon seriozisht mbylljen e vendit si pasojë e pandemisë

Edhe Austria po e mendon seriozisht mbylljen e vendit si pasojë e pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com