• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Turqia e qartë me SHBA-në: S’i luftojmë kurdët, por PKK-në dhe ISIS

by Java News
08/01/2019 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se lufta e Turqisë në rajon nuk është kundër kurdëve, por kundër terroristëve të PKK/YPG-së dhe DEASH-it.

“Lufta e Forcave të Armatosura Turke (TSK) nuk është kundër vëllezërve tanë kurdë me të cilët kemi ndarë gjeografinë e njëjtë dhe të njëjtën bukë për shekuj me radhë. Lufta jonë në rajon është kundër terroristëve të PKK/YPG-së dhe DEASH-it që kërcënojnë të gjitha grupet etnike dhe fetare, veçanërisht vëllezërit tanë kurdë, arabë dhe turkmenë”, deklaroi Akar për AA.

Komentet e ministrit Akar vijnë një ditë pasi këshilltari i sigurimit kombëtar i SHBA-ve, John Bolton, tha se SHBA-të nuk do të tërheqin trupat nga Siria verilindore, përveç nëse qeveria turke garanton se nuk do të sulmojë “luftëtarët kurdë”, duke iu referuar grupit terrorist PKK/YPG.

Akar theksoi se PKK/YPG-ja terroriste nuk mund të jetë kurrë përfaqësues i popullit kurd.

“Ky grup terrorist përbën një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe parandalon refugjatët sirianë, veçanërisht kurdët, që të kthehen në territoret e tyre”, u shpreh Akar.

Në fushatën e saj 3-vjeçare terroriste, PKK ka marrë jetën e rreth 40 mijë personave. PKK/YPG-ja është dega e saj siriane.Turqia ka deklaruar se planifikon një operacion kundër terrorizmit në Siri duke shënjestruar PKK/YPG-në, pas dy operacioneve të suksesshme që nga viti 2016.

Kujtojmë se edhe vet presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se tërheqja e forcave amerikane nga Siria nuk do të ndodhë “aq shpejt”.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se, “Ne po tërhiqemi në Siri. Ne do të tërheqim trupat tonë. Unë kurrë nuk kam thënë se ne e bëjmë atë aq shpejt”.

“Kur unë u zgjodha president dy vite më parë, ISIS-i (DEASH) ishte në të gjithë Sirinë dhe në të gjithë Irakun. Ne kemi zhdukur ISIS-in në Irak”, tha Trump.

Më tej, ai theksoi se “Irani dhe Rusia e urrejnë ISIS-in më shumë sesa ne. Turqia e urren ISIS-in, ndoshta jo aq sa e urrejmë ne. Por, këto janë vende që e urrejnë ISIS-in. Ata mund të bëjnë diçka nga luftimet në fqinjët e tyre po ashtu. Ne po tërhiqemi nga Siria, por ne po bëjmë atë dhe nuk do të tërhiqemi përfundimisht derisa ISIS-i të jetë zhdukur”.

Muajin e kaluar, Trump mori vendimin e papritur për të tërhequr dy mijë trupa amerikane nga Siria, duke shkaktuar kritika nga shumë aleatë dhe ndihmës të sigurisë, përfshirë edhe kabinetin e tij.Presidenti amerikan vazhdoi të hedhë poshtë raportet se ai kishte dhënë një afat kohor prej katër muajsh për tërheqjen, duke theksuar se kjo do të ndodhte gjatë një periudhë kohore. Megjithatë, ai nuk ofroi një kornizë kohore të qartë kur të gjitha trupat e SHBA-ve do të ishin jashtë zonës.Javën e kaluar, Trump u shfaq duke u zmbrapsur nga komentet e tij origjinale duke bërë thirrje për një tërheqje të shpejt nga Siria.

“Ne ngadalë po dërgojmë trupat tona në shtëpi për të qenë me familjet e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë luftojmë mbetjet e ISIS-it”, tha Trump të hënën e kaluar në llogarinë e tij në Tëitter, duke iu referuar grupit terrorist DEASH, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Ja ushqimet që e rregullojnë sheqerin në gjak

Ja ushqimet që e rregullojnë sheqerin në gjak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In