• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja ushqimet që e rregullojnë sheqerin në gjak

by Java News
08/01/2019 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjimi ushqimor luan një rol thelbësor në mbajtjen nën kontroll të diabetit. Nëse njeriu arrin të kuptojë dhe të mësojë për ndikimin e ushqimeve të caktuara tek insulina dhe niveli i sheqerit në gjak, ai do të bëjë zgjedhje më të mençura në të mirë të shëndetit.Sipas disa studimeve, thuhet se një diabetik mund të zbatojë një regjim të shëndetshëm ushqimor pa qenë nevoja për të hequr dorë nga ushqimet që i pëlqejnë.Çelësi i suksesit është të mos e teprosh dhe të dish cilat ushqime mbajnë sheqerin në gjak në nivele të shëndetshme.

Perimet pa përmbajtje niseshteje

Perimet ndahen në dy kategori: me dhe pa niseshte.

Perimet e pasura me niseshte janë të pasura me karbohidrate, të cilat rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandon ngrënien e 3 deri në 5 racione me perime pa niseshte në ditë.

Një racion konsiderohet gjysmë filxhan çaji me copa perimesh të gatuara ose një filxhan çaji me copa perime të freskëta.

Disa prej perimeve më të mira pa niseshte janë karotat, misri i vogël, kastraveci, kungulli, lakra dhe barishtet si rukola, spinaqi dhe sallata jeshile.

Drithërat e plotë

Drithërat e plotë e të papërpunuar përmbajnë shumë vitamina e minerale.

Drithërat e përpunuar ofrojnë vetëm pjesën e pasur me niseshte dhe shumë më pak ushqyes.

Kur të blini bukë, biskota, kokoshka, makarona, tërshërë, miell misri e të tjerë sigurohuni që ato të jenë të përgatitura me 100% drithëra të plotë.

Yndyrat e shëndetshme

Acidet yndyrore Omega-3 janë një prej shembujve më të mirë të yndyrave të shëndetshme.

Ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ruajnë shëndetin e zemrës dhe mirëmbajnë nivelin e sheqerit në gjak.

Ushqimet më të pasura me këto yndyra janë avokadot, vaji i ullirit, arrorët dhe farat.

Peshqit

Peshqit me nivel të lartë yndyre si salmoni përmbajnë shumë proteinë dhe acide yndyrore omega-3.

Peshq të tillë duhen konsumuar të paktën një herë në javë.

Ato rekomandohet të gatuhen në skarë dhe jo të skuqen.

Kakao

Kakao përmban flavonoidë që ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Një studim i vitit 2017 zbuloi se kakaoja mund të ngadalësojë avancimin e diabetit të tipit 2 dhe të pakësojë rezistencën ndaj insulinës.

Ju mund të hani çokollatë të zezë e cila përmban më shumë kakao se çokollata me qumësht.

Megjithatë, nuk duhet ta teproni me çokollatën.

Diabetikët duhet të konsumojnë një ose dy copa të vogla (katrorë) çokollate të zezë në ditë.

Ushqimet me proteinë

Shkencëtarët paralajmërojnë se një regjim ushqimor i pasur me proteinë bimore mund të ulë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Ushqimet e pasura me proteinë janë salmoni, peshku ton, skumbria, mishi i pulës dhe gjelit, thjerrëzat, fasulet, arrorët dhe farat.

Ushqimet që një diabetik duhet të shmangë

Pijet me sheqer, ushqimet e përpunuara, orizi i bardhë, makaronat, buka me miell të bardhë, drithërat e pasuruar me sheqer, kosi me sheqer, patatet e skuqura dhe frutat e thata.

Këto janë disa prej ushqimeve kryesore që një diabetik duhet të shmangë në të mirë të shëndetit, përgatiti ”agroweb”. (b.an)

 

Next Post
FOTOT/ Lufta për mbijetesë dhe “puthja” e vdekjes

FOTOT/ Lufta për mbijetesë dhe "puthja" e vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In