Njëmbëdhjetë pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste PKK janë arrestuar nga ana e forcave turke të sigurisë gjatë operacioneve antiterroriste në Izmir, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Burimet nga forcat e sigurisë, duke folur në kushte anonimati, konfirmuan se gjatë operacioneve janë sekuestruar edhe armë dhe një sërë dokumentesh.
”Të dyshuarit akuzohen se i përkasin PKK-së dhe kanë planifikuar të veprojnë në emër të organizatës terroriste”, theksoi burimi.
PKK-ja, që është në listën e organizatave terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj 30-vjeçare kundër shtetit turk në korrik të vitit 2015.
Që atëherë, rreth 600 pjesëtarë të sigurisë turke, duke përfshirë ushtarë dhe policë janë vrarë.
Ndërkohë, mbi 5 000 terroristë të PKK-së janë eliminuar gjatë operacioneve në Turqi dhe Irakun Verior. (java /r.a)