Partia islamo-konservatore e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka fituar me një rezultat të thellë zgjedhjet legjislative që u zhvilluan kë të diel në Turqi. Kësisoj Erdogan ka siguruar sërish maxhorancën absolute në Parlament, sipas rezultateve të publikuara nga media lokale. Në bazë të 81 për qind të votave të numëruara, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) mori 50,6 për qind të votave dhe siguroi 320 vende deputetësh nga 550, njoftuan stacionet informative televizive CNN-Turk dhe NTV.
Partia kryesore opozitare ka marrë deri tani 24.4% të votave ndërsa Partia pro-kurde dhe nacionalistët e MHP, duket se do të kalojnë pragun e nevojshëm prej 10%.
Zgjedhjet e sotme janë të dytat në 5 muaj, pasi partia “AK” e themeluar nga Erdogani humbi në qershor shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, të cilët e siguronte që prej ardhjes në pushtet në vitin 2002.