Dy shqiptarë, një djalë dhe një vajzë janë arrestuar nga Policia e Turqisë teksa tentonin të trafikonin një sasi prej 6 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke sipas të cilave dy shqiptarët me iniciale A.Ç. dhe A.Z. që po udhëtonin nga Greqia për në Turqi janë ndaluar nga autoritet e rendit në pikën kufitare Edirne.
Por e veçanta është se ata kishin zgjedhur një mënyrë të çudtishme për ta fshehur lëndën narkotike, duke e “veshur” atë.
Shqiptarët e kishin fshehur drogën në trup, por ata u diktuan nga policia turke. Djali dhe vajza nga Shqipëria po udhëtonin me autobus ku në trup mban mbështjellë sasinë prej 6 kilogramë kanabis.










