• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turqi, ja çfarë parashikon ligji i gjendjes së jashtëzakonshme i vitit 1983

by Aalison Pearse Stevens
21/07/2016 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji për gjendjen e jashtëzakonshme, në bazë të cilit presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shpalli të mërkurën gjendjen e jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshëm, është në fuqi që nga viti 1983, kurse një prej dispozitave më të rëndësishme të tij, është se lejon sundimin e dekreteve presidenciale, raportojnë mediat turke.

Ky ligj parashikon që gjendja e jashtëzakonshme në Turqi të shpallet në rast të fatkeqësive natyrore, epidemive, krizave ekonomike dhe në “rast të çrregullimit serioz të rendit publik, sepse së pari, shenjat serioze të veprimit të dhunshëm, qëllimi i të cilëve është prishja e rëndit të lirë demokratik të vendosur nga Kushtetuta, ose të drejtat dhe liritë themelore, dhe së dyti, në rast të incidenteve të dhunshme”.

Sipas këtij Ligji, Këshilli i ministrave, duke marrë parasysh mendimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në një takim të kryesuar nga Presidenti i Republikës, shpall gjendjen e jashtëzakonshme në një pjesë të territorit, ose në gjithë vendin për një periudhë jo më shumë së gjashtë muaj.

Kohëzgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme mund të zgjatet nga Parlamenti turk, siç është bërë në rastin e vitit 1987, kur është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në juglindje të Turqisë që ka zgjatur deri në vitin 2002.

Ligji parashikon kufizimin dhe ndalimin e trafikut në disa vende si dhe lëvizjen e lirë për një kohë, ku mund të urdhërohet legjitimimi i personave, veturave dhe konfiskimi i sendeve që konsiderohen prova, dhe mund të urdhëroj qytetarët që vazhdimisht të bartin me vete dokumentet e identifikimit.

Gjithashtu mund të ndalohet shtypja dhe shpërndarja e gazetave, revistave dhe materialeve tjera të shtypura, të futet kontrolli i rreptë në të gjitha mediat e shkruara dhe ato audio-vizuale, si dhe ndalimin e transmetimit të filmave dhe shfaqjeve teatrale.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, me ligj, shfuqizon gjitha kufizimet kushtetuese për nxjerrjen e dekretit presidencial, raporton N1TV.

Mbikëqyrja e masave që zbatohen gjatë gjendjes së jashtëzakonshme është përgjegjësi e kabinetit të kryeministrit ose një ministrie të cilën e cakton kryeministri, si dhe formohet një organ koordinues.

Telegrafi/d.i.

 

Next Post

Këshilltari i Trumpit: Hillary Clinton duhet të pushkatohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com