• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Turizmi shqiptar/ Resorte dhe ambjente luksoze por shërbimi…

by A R
19/03/2016 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi në prag të hapjes së sezonit të ri turistik, por a jemi gati për një turizëm bashkëkohor dhe konkurues me të gjithë parametrat që kërkohen sot nga turisti?
Turizmi është një industri që karakterizohet nga përfshirja intensive e krahut te punës. Burimet njerezore për këtë industri janë vlerësuar si”‘lëndë e parë” apo janë parashikuar nga ekspertët si faktori më i rëndësishëm që do të përballohet nga kjo industri gjatë dekadave të fundit dhe në vazhdim.
Por cfarë cilesie ofrojnë burimet njerëzore në turizmin shqiptar? A i kënaqin kërkesat dhe nevojat e klientit d.m.th të turistit?!
Ka ardhur koha të vleresohet motivimi i vizitorëve, të cilët paguajnë për t’u kënaqur. Por, kur keta turistë paguajnë atë vlerë që mund të jetë e njëjtë apo dhe më e lartë se në një vend tjetër ku shërbimi dhe cilësia janë të garantuar, ata presin që edhe këtu shërbimi të jetë po aq i lartë, ose më i mirë. Është ky faktor që do të përcaktojë avantazhet konkurruese brenda turizmit vendas, por edhe ndermjet tij dhe turizmit të konkurrentëve tanë të huaj.

Cilësinë e shërbimit dhe rolin e njerëzve mund ta shohim që në konceptimin e bizneseve dhe ndërtesave, deri në mënyrën e kryerjes së shërbimit nga kamarierët, recepsionistët etj.
Tashmë në Shqipëri gjen hotele me shumë “yje” dhe restorante të ndërtuara me materiale të shtrenjta, me
mermere dhe granit, me TV dhe kondicioner, me banjo me vaskë, hidromasazh etj. Por ndërkohë banjoja mund mos jetë e pastruar mirë, hoteli mund të mos ketë ujë ose drita, mund të mos i punojë dushi, mund të mos gjesh njeri të komunikoje në një gjuhë të huaj, shërbimi mund të fillojë të ofrohet pas gjysëm ore, çmimet i venë më të larta për të huajt apo kosovarët dhe kur ankohesh, pronarët të thonë se mund të shkosh në vend tjetër.Të gjithë këto kanë të bëjnë me kulturën e shërbimit dhe ndikojnë në formimin e imazhit të shërbimit në turizmin shqiptar.
Ai që ka provuar dhe jeton eksperiencat e turistit apo klientit të këtyre shërbimeve vëren një “karakteristikë” të turizmit shqiptar: ndërtime luksi, por që në mjaft raste mbesin si të akullta, nuk mbushen me gjallerinë dhe ngrohtesinë e mikpritjes dhe humbin luksin dhe elegancën për shkak të shërbimit dhe kulturës që ofrohet.
Duhet theksuar se fajtorë për këtë nuk janë vetëm pronarët dhe punonjësit. Këta të fundit shpesh kanë dëshirën dhe vullnetin për të bërë diçka të bukur, por u mungon kultura e duhur profesionale, që të dallojnë se cilat janë kërkesat dhe nevojat e turistëve dhe prioritet e tyre.

Nëse do të analizojmë historinë e industrisë shqiptare të turizmit do të shohim se kemi shumë pak traditë, duke
marrë parasysh historinë 40 vjeçare të një regjimi që luftonte konceptin e një shoqërie konsumi, ku ofrimi i shërbimeve të shlodhjes dhe argëtimit konsiderohej i huaj dhe mikroborgjez, ku arti i kulinarisë nuk u zhvillua nga varferia, ku në sferën e shërbimeve ekzistonin vetëm restorante popullore apo gjëlltore të ushqimit social dhe ndërtimi i hoteleve në qytetet kryesore u bë vetëm në vitet 1970 atëhere kur nevoja për valutën e huaj u pa e domosdoshme.

Kjo shpjegon edhe interesin e kufizuar të opinionit publik mbi turizmin. Edhe pse shumë gjëra kanë filluar të levizin këto vitet e fundit, ajo ngelet akoma në kuadrin e një propogande gjatë muajve te sezonit turistik. Akoma nuk ka një guidë të qartë turistike për të orientur vendet më karakteristike, më të veçanta e më të bukura që vërtet mund të bëjnë vlera turistike, që mund ‘ti tregojnë opinionit publik vendas rëndësine që ka turizmi ynë në zhvillimin ekonomik, të nxisin sjelljen e kulturuar dhe shërbimin në nivelin e duhur dhe jo të kritikojnë fenomenin e përfitimit, tentativat zhvatëse, indiferencën që vihet re shpesh në sektorin e shërbimeve në përgjithësi. Shërbimi i guidave dhe i njohjes turistike të vendit është në dorën e individëve apo shoqërive që punojnë për interesin e tyre ekonomik. Këtu duhet të ndërhyhet nga qeveria shqiptare për udhëzimin e guidave turistike dhe të transmetohen në mënyrë të vazhdueshme disa muaj para hapjes dhe gjatë sezonit turistik, me siglën e qartë “Mesazh i qeverisë shqiptare” në fund të spotit. Kjo praktikë aplikohet shpesh në vendet perëndimore për luftimin e fenomeneve negative, por edhe për të transmetuar ide te reja, pozitive per zhvillimin e vendit.
Në fakt, më shumë se një ndërgjegjësim të plotë mbi potencialet e turizmit në vendin tonë, ka një paqartësi, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. “Ka një masterplan për turizmin”. Këtë të thonë edhe në bashkitë me potencial zhvillimi turistik, Por, shpesh kjo mbetet propagandë.
Zgjidhja e vetme e problemeve të turizmit vjen nëpërmjet edukimit në nivelet bashkohore.
Turisti i sotëm nuk pyet më se ku do shkoje për pushime, por cfarë do bëjë atje ku do vejë, si do pritet dhe çfare do të shohë. Ekziston një boshllëk ndërmjet kërkesës për menaxher dhe strukturës arsimore të profilit të turizmit. Menaxherët e sotëm duhet të kuptojnë atë që duhet ta drejtojnë turistin e sotëm drejt produktit vendas. Pra, drejtimi ndaj produktit vendas ofron më shumë të ardhura dhe garanci për të ardhmen tonë turistike.

Një alternativë mund të ishte edhe stimulimi i studentëve të menaxhimit turistik, për të sudiuar në një shkollë perëndimore. Kjo mund te bëhet nëpërmjet bashkëpunimit të sektorit privat (individualisht ose të organizuar) me shkollat përkatëse në vend. Me këta studentë mund të lidhet nje kontratë, ku kompani të ndryshme mund të paguajnë një bursë (përvoja tregon që nuk është ndonjë shumë e madhe për këto kompani) për studim dhe kualifikim të këtyre studenteve, kurse studentet duhet të arrijnë një rezultat të kënaqshëm dhe të kthehen të punojnë për kompaninë shqiptare mbas studimit. Kjo e fundit realizohet duke kooperuar me autoritetet që japin lejen e qëndrimit të studentit në vendin ku do studiohet, duke e bërë këtë leje qëndrimi me kusht kthimi.
Tashmë ka ardhur koha që të mendohet seriozisht për burimet njerëzore në kulturën e sherbimit para se mikpritja tradicionale shqiptare të komercializohet e të transformohet në një sllogan pa shumë rendiment, duke përballur pasojat e pariparueshme të moskthimit dhe rrjedhjes së numrit të turistëve.Duhet vepruar shpejtë dhe konkretisht. Sezoni turistik tashmë ka trokitur dhe turistët e parë të sezonit kane bërë gati valixhet e tyre drejt vendit tonë./ATA

Turizmi-1-690x450turizmi1-1-690x450turizmi5-1-690x450turizmi4-1-690x450turizmi2-1-690x450turizmi6-690x450turizmi3-1-690x450turizmi8-690x450turizmi9-690x450turizmi7-690x450

Next Post

Albin Kurti: Përse Lëvizja Vetëvendosja është ftuar në Kongresin e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e  eurodeputetes Salis në Tiranë

“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e eurodeputetes Salis në Tiranë

June 27, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Kokalari nxjerr emrat: Nga Kanadaja në Tiranë, ja kush janë njerëzit e regjimit iranian të përfshirë në protestë

June 27, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Petraj: Protestuesit duhet t’i kishin lënë kohë qeverisë të plotësonte kërkesat

June 27, 2026
“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

June 27, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

“Në SHBA do shkoj para së të bëhem Kryeministër”, Berisha: Protesta duhet të fitojë!

June 27, 2026
KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

June 27, 2026
Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

June 27, 2026
“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

June 27, 2026
“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

June 27, 2026
Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In