• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi pasuron bashkitë! Himara lë pas gjithë Shqipërinë në të ardhurat për frymë

by A R
07/08/2026 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkitë shqiptare siguruan gjatë vitit 2025 rreth 44.8 miliardë lekë të ardhura nga burimet e tyre, ku 91 për qind erdhën nga taksat dhe tarifat vendore, ndërsa vetëm 9 për qind nga burime të tjera.

Megjithëse të ardhurat u rritën me vetëm 0.8% krahasuar me një vit më parë, struktura e tyre tregon qartë se financat vendore mbështeten kryesisht tek aktiviteti ekonomik dhe ndërtimi.

Burimi më i madh i të ardhurave rezulton taksa e ndikimit në infrastrukturë, që paguhet për ndërtimet e reja. Vetëm kjo taksë solli 16.4 miliardë lekë, ose 37 për qind të të gjitha të ardhurave të bashkive.

Pas saj renditen tarifat vendore me 11.4 miliardë lekë dhe taksa mbi pasurinë me 8.1 miliardë lekë.

BURIMET KRYESORE TE TE ARDHURAVE

Taksa e ndikimit në infrastrukturë 16.4 mld lekë
Tarifat vendore 11.4 mld lekë
Taksa mbi pasurinë 8.1 mld lekë

Por kur të ardhurat maten për çdo banor, diferencat bëhen edhe më të dukshme.

Mesatarisht bashkitë mblodhën 10,788 lekë për frymë, ndërsa surpriza vjen nga Himara që kryeson me mbi 212 mijë lekë për banor, rreth 20 herë mbi mesataren kombëtare dhe afro 188 herë më shumë se Këlcyra, e cila renditet e fundit. Pas Himarës vijnë Kamza dhe Kavaja.

TE ARDHURAT PER FRYME

Lekë/banor
Himarë 212,042 ↑
Kamëz 35,047 ↑
Kavajë 31,294 ↑
Has 1,271↓
Këlcyrë 1,125 ↑
Mesatarja e 61 bashkive 10,788

Raporti lidh këtë performancë me rritjen e aktivitetit ekonomik në disa bashki bregdetare.

Vetëm gjatë vitit 2025, Himara regjistroi edhe rritjen më të madhe të të ardhurave në vlerë absolute, e ndjekur nga Vlora, duke reflektuar ndikimin e turizmit, investimeve dhe zhvillimit të tregut të ndërtimit në financat vendore.

Ndërsa sezoni turistik po sjell më shumë vizitorë dhe investime në zonat bregdetare, raporti tregon se përfitimet fiskale nuk shpërndahen njësoj në të gjithë vendin.

Bashkitë me ekonomi më dinamike dhe aktivitet më të lartë turistik po krijojnë një avantazh të ndjeshëm financiar, ndërsa shumë bashki të vogla vijojnë të mbeten me kapacitete të kufizuara për të gjeneruar të ardhura.

Next Post
Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In