• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Turizmi në rritje/ Kasa: Kemi mbipopullim të disa plazheve. Problem infrastruktura dhe kapacitetet pritëse

by Java News
18/11/2023 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2023 është viti më i mirë i turizmit në Shqipëri. Por rritja e ndjeshme e numrit të turistëve sipas operatorëve turistik pasqyrojë disa disa problematika, të cilat për Unionin Turistik Shqiptar duhet tu jepet zgjdhje sepse flukset e turistëve mund të kthehen në bomerang.

“Në qoftë se numri i turistëve rritet dhe numri i burimeve njerëzore zvogëlohet atëherë më çafrë do ju përgjigjemi këtyre shërbimeve. Nëse një turist vjen dhe nuk gjen shërbimin që meriton atëherë normal ne do të kemi përshtypje të këqija dhe gjithçka do na kthehet kundër. Jo që do kemi rritje, por do kemi zvoglim dhe pse jo rënie drastike të nurmit të turistëve.”

Një tjetër sfidë e këtij sektori mbeten kapacitetet pritëse. Sidomos gjatë tre muajve të verës shumë operatorë turistikë patën problematika me shtretërit, për shkak të kërkesës së lartë.

“Këtë vit kemi qenë në limite për t’i përballuar duke ju referuar kërkesës për të kontraktuar hapsira akomoduese vitin që vjen. Ne kemi kompani që nuk kanë arritur dot të sigurojnë për shkak të mungesës së njësive akomoduese. Padiskutim duhet bërë shtimi i tyre. Mendoj që do të ketë shtesa sepse nga ajo që unë kam informacion janë mjaft subjekte që janë duke ndërtuar apo janë mjaft struktura që janë pa përfunduar dhe me shpresë që do të përfundojnë vitin që vjen.”

Një tjetër shqetësim që ngre unioni turistik shqiptar është shfrytëzimi jo proporcional i vijës bregdetare. Sipas Rraman Kasës, disa pika janë të mbipopulluara.

“Kemi rreth 450 km vijë bregdetare dhe i gjithë koeficienti i kësaj vije bregdetare është gati 20% e shfrytëzimit. Ka ardhur koha që në disa nga këto pika nuk mbajnë më kapacitete siç janë Ksamili, Golemi, Dhërmia. Investitorët duhen orientuar drejtë këtyre zonave në mënyrë që mos të kemi një përqëndrim të shfrytëzimit në vetëm 4 apo 5 pika siç është aktualisht i përqëndruar zhvillimi i vijës bregdetare. Është shumë gjynah që ne kemi zona shumë të bukura si Semani, Darëzeza, Spilleja të cilat janë shumë pak të zhvilluara ose aspak.”

Pavarësisht investimeve në infrastukturë, në shumë rajone sipas Kasës kërkohet një rrjet më i mirë rrugor, sidomos në veri, por edhe aksi Tiranë – Durrës. Ndërkohë që shetësim mbetet dhe skaj më  jugorë i vendit, Ksamili.

“Pjesa e infrastrukturës egzistuese e ka shumë të vështirë për ta përballuar këtë kapacitet. Ne kemi parasysh rastin e Ksamilit i cili ishte destinacioni më i kërkuar këtës vit ku trafiku ka pas raste kur ka shkuar në katër orë. Ose duhet bërë zgjerimi i këtij aksi ose duhet gjetur një aks alternativ që kalon nga krahu tjetër i Butrinti që vjen nga Xara dhe ndërtohet një urë në kanalin e Vivarit.”

Flukset hyrëse të turistëve të huaj në Shqipëri vazhdojnë  të jenë në trende rritëse edhe gjatë vjeshtës. Gjatë muajit Tetor, kanë hyrë gati 700 mijë turistë të huaj ose 89% më shumë krahasuar me tetorin e vitit 2022. Ndërkohë që për periudhën dhjetë mujore, Janar -Tetor kanë hyrë rreth 9 milionë turistë të huaj. Sipas tur oepratorëve edhe viti 2024 ka një tendencë në rritje, pasi në bazë të kontratave që janë lidhur prenotimet jane rritur me 35% në krahasim me këtë vit.

Turistët e huaj

Janar – Tetor 2022          6.79 Milionë

Janar – Tetor 2023          8.98 Milionë

/f.s

Next Post
Boksieri shqiptar fiton titullin kampion, Mike Tyson e përshëndet me ‘shqiponjën’

Boksieri shqiptar fiton titullin kampion, Mike Tyson e përshëndet me ‘shqiponjën’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

October 23, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

October 23, 2026
U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

October 23, 2026
“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

Urdhër nga Rama për shkarkime kolektive të drejtorëve? Gonxhja: Ja e vërteta

October 23, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Studentët në ballë, disa pedagogë në bisht!

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In