• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi/ National Geographic Poland: Shqipëria, destinacioni numër 1 në Europë për 2024

by Java News
08/09/2023 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria pritet të jetë destinacioni “numër 1” absolut turistik i Europës për vitin 2024, pas bumit që përjetoi turizmi i vendit tonë gjatë kësaj vere, prej të cilit u rendit mes destinacioneve turistike botërore.

Ky parashikim bëhet nga varianti polak i medias më të madhe amerikane të udhëtimeve “National Geographic Traveler”. Kjo media ka publikuar edhe një listë të qyteteve shqiptare që rekomandohen për t’u vizituar nga turistët polakë.

Në krye të listës është Tirana, që konsiderohet si kryeqyteti më dinamik i rajonit, ku pranë njëra-tjetrës gjen periudha të ndryshme të arkitekturës që i ndajnë dekada të tëra.

Që prej fillimit të viteve ’90 kur ra komunizmi. Qendra e kryeqytetit tani rrethohet nga ndërtesa shumëkatëshe moderne, të gjendura fare pranë atyre të periudhës komuniste, fashiste e të mëhershme nga periudha osmane.

“Ndërtesave më të vjetra i është dhënë jetë e re me pamje me ngjyra të shumta dhe të ndezura sipas vizionit të kryebashkiakut të atëhershëm Edi Rama, sot Kryeministër i vendit”, shkruan National Geographic.

“Ndërsa sot gjithçka ka tendencë drejt luksit. Ka pasur mungesë, ka një tepricë. Kishte zbrazëti, ka shumë stimuj. Dhe të gjithë duket se janë në lëvizje, por askush nuk nxitohet”, vijon më tej shkrimi.

“Nëse dikush dëshiron të shohë një Shqipëri të vjetër, të shënuar nga një martesë e detyruar me Turqinë, duhet të vizitojë Beratin dhe Gjirokastrën. Berati quhet “qyteti i një mijë dritareve”. Nga ana tjetër, Gjirokastra është “qyteti i njëmijë hapave”,shkruan National Geographic Poland.

Riviera shqiptare është një varg fshatrash dhe qytetesh piktoreske të shpërndara përgjatë bregdetit, duke filluar nga Qafa e Llogarasë dhe duke përfunduar në Lukovë.

Ndër to, më të njohurit janë Himarë dhe Dhërmi. Nuk lihet jashtë vëmendjes edhe Ksamili si një prej plazheve më unike në rajon e po ashtu edhe Butrinti për ata që duan historinë./m.j

Next Post
Në Janar nis Qendra e Monitorimit të Trafikut/ Balluku: Në fazën e parë, kontroll i 200 km rrugë

Në Janar nis Qendra e Monitorimit të Trafikut/ Balluku: Në fazën e parë, kontroll i 200 km rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

November 7, 2026
Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

November 7, 2026
DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

November 7, 2026
Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

November 7, 2026
Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

November 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

November 7, 2026
Superliga/ Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

Superliga/ Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

November 7, 2026
EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

November 7, 2026
“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In