• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi mjekësor/ Më shumë të huaj zgjedhin Shqipërinë për të kryer ndërhyrje estetike

by A M
08/12/2024 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri nuk e sjellin këmbët vetëm për turizëm, por, i beson asaj edhe anën estetike e shëndetësore. 25 vjeçarja italiane, Camila Lamberti prej një jave ndodhet në Tiranë, dhe ndryshe nga herët e tjera që ka ardhur për të shijuar bukuritë natyrore, kësaj here ndodhet në Shqipëri për një kontroll mjekësor, pasi ka kryer një ndërhyrje estetike në fytyrë.

“Jam Kamila, jam italiane, vij nga Roma! Vendosa ta bëj operacionin në Shqipëri për një çështje ekonomike. Jam ndier shumë mirë, ishin shumë të besueshëm dhe shumë të shpejtë. U ndjeva shumë mire. E gjeta klinikën për ta bëra operacionin në Instagram. Pashë disa sugjerime të mira dhe vendosa ta bëj në këtë klinikë, pra në Shqipëri”, tha italiania Camilla Lamberti.

Sipas ekspertëve vitet e fundit është rritur ndjeshëm turizmi mjekësor në vendin tonë, kryesisht të huajt zgjedhin shërbimet dentare dhe ato estetike.

“Kemi një numër të shtuar rastesh që vijnë, shërbime të parimbursueshme nga shtetet e BE-së. Kryesishtë vijn për shërbime dentare, ose transplant për mbjelljen e flokëve, ndërhyrje të hundës, veshëve, për ndonjë anomali tjetër të fytyrës, kemi pacientë që bëjnë lifting”, mjekja ORL, Klodiana Zaharia.

Ashtu si të huajt, edhe ekspertët pohojnë se Shqipërinë e zgjedhin për shkak të çmimeve të lira krahasuar me vendet fqinje.

“Bëjnë research e veta, shoh që janë pacientë që vijnë duke pyet njëri-tjetrin. Çmimet në Europë janë 4-5 herë më të mëdhaja, kështu që me një buxhet të vogël, shijojnë edhe kulinarinë, peisazhin dhe vendin”, tha mjekja ORL Klodiana Zaharia.

Në Shqipëri për turizëm mjekësor vijnë nga çdo cep i botës, por besnik mbetën italianët.

“Më shumë është jugu i Italisë, plotë raste nga Anglia, Rumania, dhe Spanjollët…”./a.m.

Next Post
Shitet në ankand për 440 000 euro një letër e kompozitorit austriak Mozart

Shitet në ankand për 440 000 euro një letër e kompozitorit austriak Mozart

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In