• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi, mësimi dhe sfida

by Dritan Hila
27/08/2023 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Më së fundi edhe më qaramani nga operatorët turistikë këtë vit nuk po ankohet. Ka ca që ankohen për punën e shtuar dhe mangësitë e personelit, por këto janë punët e tyre. Nihilistët këtë vit pushuan duke treguar bëmat e tyre sesi i kishin falas të gjitha në Turqi e Greqi, pasi nuk pinë më ujë. As ata që duan të shtrihen falas në plazhet që paguhet, ku nuk e kanë inatin me kapitalizmin, por me qejfin që të hanë e pinë dhe të tjerët t’ju paguajnë shtratin, pastrimin dhe heqjen e mbeturinave, nuk u ankuan, pasi Shqipëria ka vijë detare sa të duash për t’u shtrirë me dhe pa peshqir.

Shqipëria ka hyrë në tregun e turizmit. Kanë meritë të gjithë, por mbi të gjithë duke filluar nga Dua Lipa që me reklamën e saj këmbëngulëse tërhoqi anglezët dhe këta të fundit evropianët e tjerë që i imitojnë. Ka meritë Edi Rama që ftoi Melonin dhe pas kësaj erdhën aktorë dhe vipa italianë. Ka meritë Kumbaro për menaxhimin e një tregu gjysmë Far West ku hesapet zgjidhen me kallash në Velipojë e që vjen duke u zbutur intensiteti me hunj në Ksamil. Kanë meritë forcat e rendit për durimin dhe stërmundimin. Kanë meritë bashkiakët e Lezhës, Durrësit, Kavajës, Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës, që po i kthejnë në Meka eventesh kulturore qytetet e tyre apo biznesmenë si Sinan Idrizi që ka sjellë Italinë disa herë në Vlorë. Ka madje meritë edhe opozita që nuk bëri protesta.

Shqipëria këtë vit provoi turizmin masiv. Ndryshe nga teoritë sterile për turizme të llojeve të ndryshme, tregu do ta përcaktojë. Edhe Shqipëria sikurse Spanja dhe Greqia do ta fillojë me turizmin masiv dhe duke u fuqizuar operatorët dhe satururar vija bregdetare me ndërtime, do fillojë përzgjedhja e klientelës.

Shumë i ka zënë meraku i Ksamilit se mos nuk i përgjigjet kërkesës së asaj që është prezantuar. Mos kini frikë se edhe Santorini, Mykonos, Capri, riviera sorentine, më shumë sesa bukurisë natyrore dhe kapaciteteve shërbyese, ia dedikojnë famën dhe çmimet stratosferike publicitetit që i kanë bërë yjet e kinemasë, artit apo politikës. Edhe fama e Ksamilit do vijë dhe shestohet dhe paraqitet për disa për atë që nuk është dhe për të tjerët për atë që është. Siç ndodh edhe për Mykonos, Caprin apo Santorinin. E rëndësishme është që në Ksamil, Dhërmi apo Shëngjin të kënaqen yjet si Lipa, Ora, apo të tjerë vipa. Këta e bëjnë reklamën.

Në të ardhmen duhet parë prania e shtuar e policisë. P.sh Mali i Zi në sezonin veror sjell në bregdet edhe një pjesë të policisë të zonave joturistike. Edhe ne nuk kemi pse i lemë të ngrohen në diell policët e Tropojës, Kukësit, Dibrës apo Librazhdit, kur mund t’ju japin një dorë kolegëve në bregdet.

Por kjo është më e thjeshta. Mbetet nevojë shtimi i kapaciteteve spitalore për qytetet bregdetare. Nuk mund të përballohet në një stinë problematike për shëndetin, kur popullsitë dy e trefishohen, me të njëjtat kapacitete të dimrit.

Dhe emergjencë është përpunimi i plehrave. Shqipëria me këtë fluks i bie të ketë dyfish mbeturina, të cilat nuk i dilet me metoda klasike. Dhe pastaj vjen problemi i ujit. Por le ta lemë me kaq. Është momenti kur edhe mund t’i gëzohemi një fitoreje.

Next Post
Zonat detare mes Shqipërisë e Greqisë, Rama: Jam optimist që do të realizohet marrëveshja e përbashkët për në Hagë

Zonat detare mes Shqipërisë e Greqisë, Rama: Jam optimist që do të realizohet marrëveshja e përbashkët për në Hagë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com