• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Turizëm/Shqipëria dhe Kosova po ringjallin “Via Dinarica”

by Java News
21/04/2018 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Kosova nisin bashkëpunimin për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”. Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe organizata simotër në Kosovë CDF (Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve) kanë filluar punën për zbatimin e këtij projekti që financohet përmes fondeve IPA Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Shqipëri.

Qëllimi është përfshirja e një numri shtigjesh të Alpeve Shqiptare në itinerarin e Via Dinarica, tashmë pjesë e platformës globale për turizmin malor, i cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.“Via Dinarica” vlerësohet në Planin Kombëtar Sektorial të Turizmit të Alpeve Shqiptare (PKST) si një ndër itineraret turistike më të rëndësishme që duhet zhvilluar. “Via Dinarica” është një shteg 2,000 km i gjatë dhe përshkon Slloveninë, Kroacinë, Bosnje – Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.Shqipëria dhe Kosova do të punojnë së bashku për një sërë ndërhyrjesh në përmirësimin e infrastrukturës turistike, rigjallërimin e shtigjeve malore në të dy anët e kufirit, rritjen e aksesit për të apasionuarit e ecjes në këmbë dhe me biçikleta, etj.

Qëllimi është përfshirja e një numri shtigjesh në Alpeve Shqiptare në itinerarin e Via Dinarica, tashmë pjesë e platformës globale për turizmin malor i cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.

“Via “Dinarica” është një korridor kulturor që në mënyrë natyrore përmes shtigjeve të reja apo ekzistuese lidh shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetet, duke shpërfaqur një larmi mbresëlënëse pejsazesh e traditash.

Në thelb jo vetëm nxitet potenciali i të gjithë rajonit për turizëm, por njëkohësisht synohet edhe zhvillimi i zonave rurale të thella përgjatë shtegut dhe rritja e mirëqenies së popullsive lokale nëpërmjet nxitjes së shërbimeve turistike.

Gjatë vitit 2017, FSHZH është përzgjedhur si partner në 6 projekte të financuara nga Programet CBC/Bashkëpunimit Ndërkufitar. Këto projekte kanë fokus zhvillimin turistik dhe novacionin në mjedis. Projektet në total kanë një vlerë prej 1 milion ruro dhe kanë filluar zbatimin në fillim të vitit 2018.

Alpet e Shqipërisë, renditen në majën e këtij itinerari, Via Dinarica, për shkak të mjedisit surprizues.Synimi është që të realizohet kombinimi i duhur mes turizmit të aventurës dhe autenticitetit. Maja të ashpra, shtigje të markuara, banesa tradicionale, ushqim i freskët dhe mikpritje nga vendasit.

Kjo është ajo që ofron projekti itinerari Via Dinarica, me impakt në shtimin e një fluksi të ri turistësh, përmes një ane të re të turizmit, e pa eksploruar më parë në vendin tone dhe me shtrirje gjeografike rajonin e Ballkanit, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Inceneratorët/ PD tashmë do interpelancë urgjente me Gjiknurin

Kriteret për kandidatët, aleancat politike dhe sanksionet për 'rebelët', statuti i ri i PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
Amnistia Penale, zëvendësministri i Drejtësisë zbulon kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen

Amnistia Penale, zëvendësministri i Drejtësisë zbulon kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen

June 14, 2026
Pse po bie çmimi i arit pavarësisht luftës? Inflacioni, normat e interesit dhe dollari po ndryshojnë rregullat e tregut

Pse po bie çmimi i arit pavarësisht luftës? Inflacioni, normat e interesit dhe dollari po ndryshojnë rregullat e tregut

June 14, 2026
Protesta/ Bardhoshi: Qytetarët po kërkojnë të drejtën për të vendosur

Protesta/ Bardhoshi: Qytetarët po kërkojnë të drejtën për të vendosur

June 14, 2026
Britania sekuestron cisternën e dyshuar të “flotës në hije” ruse në Kanalin Anglez

Britania sekuestron cisternën e dyshuar të “flotës në hije” ruse në Kanalin Anglez

June 14, 2026
Botërori 2026/ Ndeshja Gjermani-Kurasao, dalin formacionet zyrtare

Botërori 2026/ Ndeshja Gjermani-Kurasao, dalin formacionet zyrtare

June 14, 2026
Nis një epokë e re për Partizanin, ja kush do të jetë trajneri i ri i “Demave të Kuq”

Nis një epokë e re për Partizanin, ja kush do të jetë trajneri i ri i “Demave të Kuq”

June 14, 2026
Zvërneci/ Dita e 15-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Zvërneci/ Dita e 15-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

June 14, 2026
“Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do”, ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje

“Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do”, ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje

June 14, 2026
“Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh”, Rama citon Faik Konicën në 35-vjetorin e PS

“Asgjë nuk është shitur, gjithçka është në procedurë ligjore”, Rama rendit faktet për Sazanin dhe Zvërnecin

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In