• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriteret për kandidatët, aleancat politike dhe sanksionet për ‘rebelët’, statuti i ri i PD

by A R
21/04/2018 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ndryshon rregullat për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie. Nëse sipas statutit aktual, kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie i zgjidhje kryetari në limitet e fundit kohor, duke anashkaluar strukturat e partisë, statuti i ri Partisë Demokratike parashikon një mekanizëm të ri për përzgjedhjen dhe miratimin e kandidaturave. Vlerësimi i kandidaturave do të bëhet nga një komision i posaçëm. Komisioni i dërgon Kryesisë së PD raportet vlerësuese për secilin kandidat. Më pas, në bazë të nenit 53, pika 5, shkronja ‘c’, Kryesia e PD vendos për kandidatët pas konsultimit me anëtarësinë e partisë. Kryesia ia kalon listën Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PD, në bazë të nenit 50, pika 4, shkronja ‘b’, miraton listën e kandidaturave elektorale për kryetar bashkie apo për deputet.

Kriteret për kandidatët

Sipas statutit të ri, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është strukturë ndihmëse e Kryesisë së PDSH dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve zgjidhen nga Këshilli Kombëtar me propozim të Kryesisë së PDSH. Sipas statutit të ri, komisioni i raporton Kryesisë së PD mbi përmbushjen nga kandidatët të kritereve të parashikuara, të pastërtisë së figurës, si dhe të elementëve të tjerë të nevojshëm për ecurinë në karrierë sipas këtij Statuti. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me Rregulloren e Brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, pastërtinë e figurës në kuadër të mospasjes së rekordeve kriminale, bazuar në kritere dhe standardet minimale dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës.

Aleancat politike

Dokumenti me ndryshimet e propozuara në statutin e Partisë Demokratike i heq nga duart kryetarit për të vendosur për aleancat dhe marrëveshjet politike. Neni 50, pika 4 shkronja ‘d’, parashikon që Këshilli Kombëtar, me propozim të Kryesisë apo kryetarit, miraton koalicionet para apo pas zgjedhore. Këshilli Kombëtar miraton gjithashtu strategjitë dhe programin elektoral e politik të PD. Këshilli Kombëtar merr të gjitha vendimet e rëndësishme politike që mund të kërkojnë rrethanat kur Kuvendi Kombëtar nuk është i mbledhur. Ndërkaq, Kuvendi Kombëtar vendos për programin e Partisë dhe linjat kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH në nivel qendror e vendor, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj.

Masat disiplinore për anëtarët “rebelë” në PD 

Ndryshimet në statut parashikojnë që thyerja e disiplinës së brendshme të Partisë, ndërmarrja e veprimeve, në çdo formë apo mënyrë, që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të PDSH, dhe mosplotësimi i detyrimeve të anëtarësisë sjell sanksione dhe kufizime të të drejtave të anëtarit të PDSH.

Masat disiplinore që mund të merren ndaj anëtarëve janë: paralajmërimi, pezullimi dhe përjashtimi. Këto masa merren sipas rastit nga Kryesia e Degës ose Kryesia e PDSH, dhe konfirmohen dhe/ose mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit.

Ato mund të bëhen publike. Sipas ndryshimeve, në tre muajt që paraprijnë çdo fushatë zgjedhore dhe një muaj pas saj, Kryesia e partisë mund të deklarojë kundrejt një anëtari, kushdo qoftë funksioni i tij, njërin prej sanksioneve që parashikon Statuti, nëse ai pengon zbatimin e vendimeve që kanë të bëjnë me kandidaturat në zgjedhje.

Ky vendim është i ankimueshëm dhe shqyrtohet nga Komisioni i Apelimit dhe Zbatimit të Statutit brenda 5 ditëve nga marrja e ankimit. Kërkesat për ripranim shqyrtohen nga kryesitë e rretheve, nëse vendimet janë marrë prej tyre, ose nga kryesia e partisë për të gjitha rastet e tjera. Në raste urgjente, dhe veçanërisht në fushata elektorale, kryetari i Partisë mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore. Sanksioni i ndërmarrë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Vetëm 300 militantë të ISIS-it fshihen ende në Mosul

"Erë e re", Koreja e Veriut ndërpret testet raketore bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

“Një moment krenarie për Shqipërinë”/ Rama reagon pas publikimit të raportit të Progresit: Dera e BE e hapur, mundësia e hyrjes më reale se kurrë!

November 4, 2026
Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

November 4, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Dosja e SHISH, Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën Vlora Hyseni!

November 4, 2026
Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

November 4, 2026
Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

November 4, 2026
BE prezanton strategjinë e re të zgjerimit: Integrim gradual i vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë! Ja çfarë përfshin mekanizmi

BE prezanton strategjinë e re të zgjerimit: Integrim gradual i vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë! Ja çfarë përfshin mekanizmi

November 4, 2026
“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

November 4, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Në politikë, fitorja mund të të japë pushtetin, por arroganca mund të të marrë legjitimitetin

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

November 4, 2026
“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In