• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Turizëm-2019/Ministri Klosi jep shifrën: 6.7 mln të huaj kanë ardhur deri tani në Shqipëri këtë vit

by Java News
23/07/2019 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në “Dritare me Rudinën” , ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh se edhe pse 2019 shihej si një vit problematik për turizmin, për shkak të situatës politike, numri i turistëve është në rritje.

 

“O ishte sezon me probleme 2019, me shumë frikëra, plasi këtu, plasi aty, do ndodhi s’do ndodhi, molotovi debati, sherri, a do ndodhi Shqipëria të kthehet në 1997, dhe numri i turistëve është në rritje. Kriza politike ndikoi shumë ndikoi.” theksoi Klosi.

 

Ndërkohë edhe Kreu i Unionit Turistik Rrahman Kasa, u shpreh se situata politike, u ndje shumë te operatorët turistikë, pasi kontratat janë mbyllur shumë vonë për shkak të pasigurisë politike në vend.

 

“Nuk kanë ardhur ende operatorët që të mbyllim kontratat, kur ne kontratat i mbyllnin që në maj, për vitin tjetër, sepse prisnim ca ndodhte me 30 qershorin. Sepse thonin, nëse atje ndodh një përplasje civile përse duhet të vijmë ne të mbyllim kontratën se kush është ai turist që do të vijë në një luftë civile.” tha Kasa.

 

Sa i përket problematikave të hasura Kasa tha se vetëm një ditë më parë në Koman, pavarësisht rrugës së keqe që është atje, ka patur 300 turistë, por shkojnë atje për shkak edhe të bukurisë që ka.

 

Ndërsa foli për planin operacional të Policisë së Shtetit, zv/ministrja Voda u shpreh se plani për turizmin është hartuar në muajin e parë të vitit.

 

“Me shumë seriozitet, për shkak edhe të një eksperience, ka pas një bashkëpunim dhe një task forcë, që funksionoi shumë mirë dhe nxorëm mësime, ndaj një plan të përgjithshëm operacional ne e kishim që në janar.” -tha Voda, ndërsa shtoi se nga 1 maji e deri më 1 korrik kanë hyrë 1 092 623 shtetas të huaj dhe mbi 200 mijë kanë hyrë vetëm në Rinas, ndërsa sqaroi edhe lehtësitë në pikat kufitare me qëllim shmangien e radhëve.

 

“Iniciativë jo vetëm me Kosovën, për pika të përbashkëta të kalimit kufitar, në sensin që do funksionojë një hyrje dhe një dalje, që do të thotë të mos ketë kontrolle të dyfishta dhe kjo pikërisht për të shmangur radhët e gjata, mërzitjen e turistëve që rrinë. Me Maqedoninë jemi në negociata për pika të përbashkëta. Në Han të Hotit kemi në pikë të përbashkët. Fluksi është i madh.” tha Voda.

 

Ministri tha se ndryshimet janë gjithnjë e më shumë pozitive, çka solli që në vendin tonë të hyjnë 6,7 milion të huaj këtë vit.

 

Ka edhe problematika, Rrahmani e ka të drejtë atë që unë jam shumë më kritik për sektorin e turizmit. Ne duhet të kemi një lloj krenarie se në krahasim me vendet e rajonit ne po ecim shumë shpejt. Kemi një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë. Flas me hyrjet në kufi, janë 6,7 milionë të huaj që hyjnë në vendin tonë këtë vit. Duke u rritur numri, rritet edhe kërkesa për të rritur çmimet, për tu bërë vend më atraktiv”,- shtoi ai. (BW)

 

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

November 24, 2026
“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

November 24, 2026
Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

November 24, 2026
Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

November 24, 2026
“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

November 24, 2026
Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

November 24, 2026
Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

Raketat ruse në Poloni, Rutte: Incidentet i rrezikshëm, po verifikojmë nëse ishte i qëllimshëm

November 24, 2026
Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

November 24, 2026
“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

November 24, 2026
Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In