• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Turistët nga Kosova: Po paguajmë 50 euro natën në Shëngjin

by Java News
27/07/2015 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pushuesit nga Kosova vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë plazheve shqiptare edhe pse këtë verë vihet re një shtrenjtësi më e madhe në çmime. Kamera e KosovaPress ishte sot në plazhin e Shëngjinit, ku si çdo vit kalojnë pushimet mjaft turistë nga Kosova. Ata treguan se janë të kënaqur me shërbimet, me bukurinë dhe pastërtinë e plazhit, veçse kanë vënë re një rritje çmimi si në hotelet ku akomodohen, ashtu edhe në ushqimet që konsumojnë.

Shumica e pushuesve që vijnë në Shëngjin janë familjarë, dhe fatura që duhet të paguajnë për 10 apo 15 ditë pushime është mjaft e kripur në fund, shkon deri në 500 euro për 10 ditë vetëm akomodimi.

Ali Riza, i cili ka ardhur nga Presheva thotë se këtë vit e ka paguar dhomën e hotelit 50 euro nata, ndërkohë që vitin e kaluar ishte më lirë, edhe me 25 euro e gjeje me të njëjtat kushte.

“Kam ardhur nga Presheva me familjen, është i treti vit që vij në Shëngjin, dhe është në nivel pastërtia, shërbimet. Mirë shumë, jemi të kënaqur. Me çmimet ka dallim në krahasim me vjet, nga pak, po. Janë rritur çmimet, zakonisht te banesat. Unë kam paguar 50 euro për një dhomë, vjet ka qenë më lirë, 25 euro kemi paguar. Ndërsa ushqimet janë të mira, dhe çmimet nëpër restorante mirë, nuk ka ndonjë dallim me vjet. Edhe shumë korrekt janë. Ne 10 ditë do qëndrojmë. Kemi qenë edhe në plazhe të tjera në Velipojë, në Durrës, por këtu është mirë se po shkon duke u modernizuar, dhe duke u forcuar, është mirë”, tha Ali Riza i cili ka ardhur të pushojë për 10 ditë në plazhin e Shëngjinit.

Edhe Demush Fazllia ka të njëjtin mendim, që banesat janë shtrenjtuar këtë vit në Shëngjin, dhe për më tepër në banesën ku ai qëndron ka pasur edhe ndërprerje të energjisë herë pas here.

“Kam ardhur me familjen, kushtet janë mirë por banesa është pak si shtrenjtë, ndërsa ushqimi është perfekt si në Prishtinë. Unë kam paguar nga 32 euro për dhomë. Ushqimet nuk janë të shtrenjta, ne të gjitha vaktet i konsumojmë jashtë më së shumti. Në Shëngjin kemi ardhur çdo verë edhe në Ulqin kemi shkuar. Na pëlqen më shumë Shëngjini se flitet shqipja këtu. Shërbimet dhe kushtet nëpër dhoma deri diku janë mirë, por kemi pasur probleme me rrymën, na është ndërprerë. Në plazhe të tjera në Sarandë, Vlorë, nuk kam qenë, është pak larg por do ta provojmë dhe atje”, tha Demush Fazlia.

Ka dhe nga ata që vijnë për herë të parë në Shëngjin, dhe u ka pëlqyer plazhi, natyra, por prapë çmimet iu duken të shtrenjta.

“Shumë bukur po kalojmë, vit i parë që vijmë në Shëngjin, pasi ne jemi nga Kosova, por jetojmë jashtë në kufi me Austrinë, atje i bëjmë pushimet, por sivjet na pëlqeu këtu me ardh dhe është shumë bukur. Plazhi është i pastër. Për çmimet çfarë të të them. Sipas kushteve janë shtrenjtë. Po. Edhe ushqimi është shtrenjtë, pastaj akomodimi varet se ku qëndron. Të gjitha vaktet i konsumojmë ja shtë. Nuk na ka rënë rasti të shkojmë në plazhe të tjera të Shqipërisë, përveç Shënëgjinit dhe në Malin e Robit kemi qenë dhe na ka pëlqyer atje, ka qenë fantazi. Por do preferoja sërish Shëngjinin” thotë një turiste nga Kosova.

“Mirë po kalojmë, gjatë ditës bëjmë plazh edhe pse notin nuk e di mirë, ndërsa në mbrëm je, dalim ndonjë kafe, apo shëtitje. Me gatimin nuk merrem pasi i konsumojmë jashtë vaktet. Edhe në Durrës kam qenë më herët por më mirë them se është në Shëngjin,” thotë një turiste nga Kosova.

Akoma më shtrenjtë se në Shëngjin dhe në Durrës janë çmimet në Vlorë, Sarandë, Himarë e Ksamil. Sipas informacioneve që morëm nga turistë që kanë qenë disa ditë në jug të vendit mësuam se çmimet janë rritur tmerrësisht shumë aq sa një drekë në një restorant në Vlorë, apo Himarë të shkon 10 mijë lekë mesatarisht ose 70 euro për dy persona. Madje nëse guxon të porositësh fruta deti, apo peshk të egër (koce), një pjatë e tillë mund të shkojë deri në 30 euro. Kjo vërtetohet edhe nga faturat e publikuara nga vetë turistët në faqet e tyre sociale; të cilët këtë verë veç vapës së tmerrshme po përballen edhe me çmime ‘të nxehta’. /Telegrafi/

Next Post

Ndërron jetë Bobbi Kristina Brown, vajza e Whitney Houston

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

VENDIMI/ U plagos në sy gjatë protestës, Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

October 28, 2026
Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

October 28, 2026
Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

October 28, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie

October 28, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Zbardhet Akti Normativ për tubimet, ja rregullat e reja për protestat, gjobat nga 10-500 mijë lekë dhe…

October 28, 2026
Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

October 28, 2026
“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 68 numri i viktimave, Sanchez shpall tre ditë zie kombëtare! Dyshimet mbi shkakun e aksidentit

October 28, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

Pesha, shkaqet e pasojat politike e “zgjidhjes së qeses” nga Edi Rama

October 28, 2026
Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

October 28, 2026
“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In