• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Turistët gjermanë: Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë!

by A R
11/08/2017 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm zona bregdetare, por edhe pjesa tjetër e Shqipërisë është shumë e pëlqyer nga turistët e huaj. Transporti mbetet ende sfidë për turistët.

Shqipëria mbetet një nga destinacionet e preferuara për turistët nga Gjermania. Të rinjë nga Gjermania kanë nisur ta zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet verore e për të shijuar veçoritë që ofron ky vend. Shqipëria është një vend, ku pushuesit gjermanë gjejnë një larmi atraksionesh turistike, që dallojnë nga ato tëvendeve të tjera evropiane.

“Udhëtimi me minibusët nëpër ato rrugë gjarpëruese ishte për mua një përvojë mjaft e veçantë”, thotë Moritz, student nga Këlni. Ai për DW veçoi, se është mjaft i kënaqur me pushimin e tij në Shqipëri dhe se nuk ka pasur ndonjë përvojë negative, pavarësisht se mjetet e transportit në Shqipëri ai e sheh si sfidë për pushuesit e huaj.

Ndaloni dhimbjen e kyçeve tuaja – largojeni me këtë marifet

Christin nga Eseni e ka vizituar Shqipërinë para 2 vitesh në muajin e shtator, kur fluksi i turistëve është më i vogël në krahasim me muajt e verës. Ajo për DW thotë: “Hera e parë me makinë në Tiranë ishte e vështirë, por ia dola mbanë të përshtatem edhe pse rregullat e trafikut nuk respektoheshin”. Çështja e trafikut ka habitur edhe Michaelin nga Boni, i cili thotë: “Në Evropën Qendrore nuk kam parë ndonjëherë një ngarje të tillë të makinës në rrethrrotullimet e trafikut si në Shqipëri. Në Tiranë vlenin rregulla të veçanta sa i përket kësaj”.

Atraksionet kulturore dhe sportive – një arsye më tepër për të vizituar Shqipërinë

Pushuesit nga Evropa janë të mahnitur nga historia dhe kultura shqiptare. Kruja, Berati, Apollonia dhe muzeu kombëtar në Tiranë janë pika të preferuara turistike. Xiengong në intervistë për DW shprehet: “Unë do t’jua sugjeroja pushimin në Shqipëri të gjithë atyre që janë të interesuar për shumëllojshmëri kulturore si dhe për historinë evropiane”.

Prezenca e më tepër religjoneve që e karakterizon Shqipërine u veçua si vlerë nga të intervistuarit. Tirana si kryeqytet është shumë tërheqëse për pushuesit gjermanë. Ata veçojnë, se në këtë qytet u ka rënë sy organizimi i festave e koncerteve dhe se si popull shqiptarët kanë karakter festiv. Christin më tej thekson se si lagje, përshtypje të veçantë i ka lënë Blloku në Tiranë me të gjitha pub-et si dhe të rinjtë që ka takuar përreth.

Kuzhina shqiptare – e lerverdishme në çmim dhe e pakrahasueshme në shije

Në Shqipëri, kohëve të fundit vërehen mjaft ndryshime pozitive sa i përket përgatitjes së ushqimit, gjë që e bën Shqipërinë një vend edhe më të pëlqyer për turistët e huaj. Sipas Bobb, i cili e ka vizituar Tiranën para dy vitesh, kuzhina shqiptare është në nivel të asaj italiane dhe spanjolle. Të gjithë të intervistuarit nga DW janë treguar mjaft të kënaqur sa i përket ushqimit në Shqipëri duke shprehur gjithashtu habinë për çmimet, që janë dukshëm më lirë se në shumë vende të tjera të Evropës. Ushqimet e detit mbeten më të preferuarat, ndër të tjera.

Turistët gjermanë shprehën një admirim kundrejt mikpritjes shqiptare. Të gjithë theksojnë kujdesin që bëjnë shqiptarët për t’u ofruar një nivel të lartë komoditeti pushuesve. “Unë jam pozitivisht i habitur nga fakti që, në Shqipëri, edhe në lokalin më të vogël ofronin lidhje në internet, gjë që nuk e gjen as edhe këtu në Gjermani”, thotë Bobb për DW./a.m.

 

Next Post
Bëni kujdes, nga 1 Qershori mbërrin i nxehti afrikan

Edhe sot duhet të duroni të nxehtin përvëlues, po afron ndryshimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

February 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

February 12, 2026
“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

February 12, 2026
Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

February 12, 2026
Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In